Futboll Premier League Sport

E çuditshme, lojtari i Anglisë lutet që ta tallin fansat

Raportohet se ylli i Anglisë Phil Jones ka fituar miliona nga të drejtat e imazhit – pavarësisht se e kanë tallur prej vitesh për mimikën e shfaqur gjatë ndeshjeve. Lojtari i Manchester United është bërë një sensacion në internet për shkak të fytyrave të çuditshme që ai bën sa herë që aktivizohet. Por shtypi në Angli ka zbuluar se Jones ka arkëtuar 2.8 million paund nga të drejtat e imazhit – në krahasim me 22,000 paund të katër viteve më parë. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton që ai ka përfituar  700,000 paund në vit – ose 2,000 paund në ditë.

Fitimet bëhen akoma edhe më të mëdha nëse i shtojmë edhe pagesën nga Manchester United, ku Jones, 26 vjeç, përfiton 90,000 paund në javë. Phil është transferuar nga Sir Alex Ferguson për shifrën prej 16.5 milion paund nga Blackburn në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka zhvilluar 25 ndeshje për Anglinë. Ai është grumbulluar nga kombëtarja për Botërorin 2018, por nuk debutuar akoma.

Disa vite më parë në internet filloi të qarkullonte hashtagu  #TweetYourPhilJonesface dhe shkak u bë një foto e shkëputur nga Derby i Manchesterit. Edhe gjatë këtij viti ai ka qenë objekt i tifozëve, me këta të fundit që filluan ta tallnin për foton e publikuar në albumin Panini 2018 World Cup. Ndërkohë që tifozët tallen me të, ai tallet me llogarinë e tyre bankare.

 

Related posts

SYNOJNË TITULLIN/ Flamurtari me sulm atomik, Daja kërcënon Kamzën me “poker”

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Luftë mes Barcelona-s dhe yllit të skuadrës, ja problemi i vetëm…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ REAL MADRIDIT/ Pablo Machin: Jam i zhgënjyer, luajtëm më mirë në pjesën e parë

Delo.autor

Leave a Comment