Futboll Seria A Sports

E duan Milani dhe Juve, por Wilshere e pengon një taksë!

Vijojnë tratativat mes Arsenal dhe Jack Wilshere. Prej kohësh në objektivin e Milan dhe Juventus, mesfushori anglez që ndodhet pranë skadimit të kontratës me Topçinjtë, mund të surprizojë të gjithë duke rinovuar marrëveshjen me Arsenal. Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sports UK”

Sipas raportimeve nga “Sky Sports Uk”, arsyeja që mund të shtyjë Wilshere të qëndrojë te Topçinjtë, është një taksë që mesfushori do të ishte i detyruar të depozitonte në kasafortën e Arsenal, në rast lamtumire.

Motivet ekonomike, të lidhura edhe me dëshirën e trajnerit të ri Emery, për ta promovuar sërish, mund të bindin Wilshere që të skarcojë hipotezat e një transferimi në Seria A, për të vazhduar të mbajë veshur fanellën e Topçinjve.

Related posts

Gjyqi i Muzakës me Tiranën, ja kur do t’a japë verdiktin disiplina

Sadik.Autor

Messi: Jemi edhe më të fortë pa Neymarin

Q.Autor

MOMENTE PANIKU/ Sulmuesi rrezikoi jetën, përplasje e frikshme në kampionatin portugez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment