Futboll Seria A Sport

E DUAN të gjithë/ Klubi zikaltër ka refuzuar një ofertë per këtë lojtar

Sezoni i Milan Skriniar ka qenë fantastik. Mbrojtësi sllovak i Interit nuk ka munguar në asnjë ndeshje dhe ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në fushë dhe u cilësua si blerja më e suksesshme gjatë verës së kaluar. Kushtoi rreth 30 milionë (duke përfshirë edhe Caprari-n), aktualisht vlera e tij është dyfishuar dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta shesë atë.

Mendohet se zikaltërit kanë refuzuar një ofertë të majme për sllovakun. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport në klubin e Interit ka mbërritur një ofertë prej 65 milionë eurosh për mbrojtësin e lindur në vitin 1995. Ekipi i interesuar është Manchester United që drejtohet nga portugezi Josè Mourinho, i cili megjithatë ka marrë një refuzim nga ana e ekipit zikaltër.

Skriniar nuk është në shitje dhe përkundrazi, Interi është i gatshëm ta blindojë atë. Aktualisht lojtari fiton 1.5 milion euro në sezon me një kontratë deri në vitin 2022. Por drejtuesit e Inter, për të frenuar ofertat që vijnë nga jashtë dhe për të ndihmuar sadopak bilancin e amortizimit, javën e kaluar i kanë propozuar një zgjatje deri në vitin 2023, ku parashikohet që zvicerani të përfitojë deri në 2.2 milionë euro. Skriniar do të vazhdojë tek Interi dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja momenti kur ylli Morata humb rastin e “artë” me portën bosh ndaj Atalantës… (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ VAR- me bilanc pozitiv, Mariani i beson gjithçka

Q.Autor

Trajneri i Egjiptit, kritikon ashpër Ramosin: A mos jeni…

Sadik.Autor

Leave a Comment