Futboll Sport

Hulumtimi/ Cristiano Ronaldo një “markë” biznesi fitimprurës, ja shifrat stratosferike

Ylli portugez i Realit të Madridit ka një pasuri që llogaritet rreth 450 milionë dollarë. Sipas “Forbes” 33 vjeçari ka fituar rreth 108 milionë dollarë në vit, para këto që kanë ardhur nga paga rreth 61 milionë dollarë, ndërkohë që shpërblimet dhe fitimet e tij, dhe marrëveshjet me sponsurat sollën 47 milionë dollarë shtesë.

Por si e ka ndërtuar perandorinë e tij multimillion dollarësh?

Ndërtimi i perandorisë

Kur ishte 18 vjeç, Ronaldo nënshkroi me Manchester United, klubin më të madh të futbollit anglez. Që atëherë, ai e ka shkruar historinë në botën e futbollit. Vetëm këmbët e tij janë të siguruara për 144 milionë dollarë.

Ronaldo nuk mund të jetë lojtari më i paguar në botë në sportin e tij, por ajo që e ndan atë nga lojtarët e tjerë është se si ai e shfrytëzon fuqinë e tij të markës në mediat sociale. Ronaldo është një përdorues i madh i rrjeteve sociale dhe ka numrin më të madh të ndjekësve nga çdo atlet tjetër. Ai ndiqet nga Lionel Messi dhe Neymar Jr që kanë dhjetëra milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Tëitter. Sipas “Hookit”, institutit që merret me këtë përllogaritje, Ronaldo ka 323.4 milionë ndjekës në këto platforma. Në Instagram, ai mban vendin e 3-të në botë, me 128 milionë ndjekës.

Kjo është pjesë e arsyeve pse sponsorët e tij paguajnë një shumë të madhe për vetëm një postim të sponsorizuar në faqet e tij të rrjeteve sociale.

Hookit vlerëson se Ronaldo ka më shumë se 2.3 milionë shikime në çdo postim. Këto shikime i japin atij rreth 1.8 milion dollarë për një artikull të sponsorizuar për markat si Nike. Dhe sipas firmës hulumtuese të mediave sociale “Izea”, Ronaldo ka bërë afër 400,000 dollarë në secilin prej postimeve të tij të sponsorizuara në Instagram në vitin 2018.

Markat globale gjithashtu duan të bëjnë atë imazhin e kompanive të tyre.

Fytyra e tij gjendet kudo. Madje ai është imazh i një kompani çeliku egjiptiane.

Gjithashtu Ronaldo ka diçka që nuk e ka ndonjë lojtar tjetër rival: një kontratë që e lidh gjatë gjithë jetës me Nike dhe që vlen rreth 1 miliard dollarë.

Kjo marrëveshje u bë në vitin 2016 dhe ka potencial të vazhdojë për dekada edhe kur ai është pensionuar nga futbolli.

Legjenda e NBA Michael Jordan ka një marrëveshje të ngjashme me Nike, e cila i ka paguar atij çdo vit që prej vitit 2003, vit që i dha fund dhe karrierës sportive.

Por me pasuritë e tij të mëdha, vijnë dhe shumë pikëpyetje. Të premten, u raportua se kishte arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë në një rast të evazionit fiskal. Sipas kësaj marrëveshje, ai do të ketë një dënim dyvjeçar me burg dhe të paguajë një gjobë prej 21.7 milionë dollarë.

Por a do të ndikoj kjo në pasurinë e tij? Mbase … jo.

Related posts

PLAS NË PREMIER/ Sherr dhe kapje fyti në ndeshjen e Arsenal-Burnley, mesfushori Xhaka e pëson keq (VIDEO)

Delo.autor

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

Sadik.Autor

MILAN PRANË MARRËVESHJES ME IBRAHIMOVIC/ Ja sa do të qëndrojë ylli suedez tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment