Futboll La Liga Sport

E HABITSHME/ Mesfushori gjerman me këpucë të njëjta në Botëror “Rusi 2018” që nga viti 2014 (FOTO)

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka humbur ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ pasi u mund nga Meksika me rezultat 0-1.Kjo ndeshje vazhdon të komentohet në media dhe tifozët në rrjetet sociale. Një nga shumë temat flet për këpucët e Toni Kroos, të cilat nuk janë të njëjta si të lojtarëve të tjerë.

E themi këtë pasi të gjithë lojtarët në ditët e sotme përdorin këpucë të reja të prodhuar në vitin e fundit, por jo dhe mesfushori gjerman.

28-vjeçari mban të njëjta këpucë që nga Kampionati Botëror 2014, ndërsa ato janë të prodhuara nga Adidas.

Kompania gjermane ka ndalur prodhimin e tyre, por Kroos vazhdon t’i mbajë Adipuret e tij. Ylli i Real Madridit vite më parë i ishte përgjigjur një tifozi në rrjetet sociale ku kishte treguar se i pëlqejnë këpucët me ngjyrë të bardhë, por jo t’i ndërrojë ato shpesh.

Related posts

NJË START I SHKËLQYER/ Ja si po ndryshon Vllaznia me Martinin

F.autor

Simeone: Unë në Itali? Jam i lumtur aty ku ndodhem

Sadik.Autor

E TURPSHME/ Skuadrës shqiptare i refuzohen vizat për Champions

Delo.autor

Leave a Comment