Futboll Të tjera

VAR do të bëj një hap të madh përpara

Roberto Rosetti ka propozuar që hapi i tjetër i VAR do të jenë fotografitë në stadium, ku tifozët dhe lojtarët do të kishin të qartë vendimet e gjyqtarëve

VAR (Video Assistant Referee) pritet të bëjë një hap të madh përpara, që do të ishte shumë i mirëpritur nga lojtarët dhe tifozët në stadium.

Këtë sezon teknologjia po përdoret në shumë gara, ku rastet e dyshimta shikohen në video të përsëritura nga gjyqtarët, të cilët më pas marrin një vendim.

Por, këtë vendim nuk e shohin lojtarët dhe tifozët në stadium dhe shpesh janë të pakënaqur.

Kjo pritet të ndryshojë, pasi pritet që në stadium të shfaqen pamjet e vendimeve të gjyqtarëve, në mënyrë që të gjithë ta kenë të qartë se çfarë ndodhi, të mos ketë konfuzion.

“Hapi tjetër i VAR do të jetë paraqitja e pamjeve në stadiume, ku tifozët dhe lojtarët mund të shohin çfarë vendime dhe pse janë marrë”, tha shefi i këtij projekti, Roberto Rosetti.

Ai po ashtu e konfirmoi se VAR ka pasur shumë sukses që prej apelimit, pasi shumë vendime të gabuara janë përmirësuar dhe skuadrat nuk janë ndëshkuar për faj të gjyqtarëve.

Related posts

Probleme me financat, boksi drejt përjashtimit nga Olimpiada “Tokio 2020”

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Ishte duke folur në konferencë për shtyp, trajnerit i zhduket koka në mënyrë të çuditshme (VIDEO)

Delo.autor

Robben imiton legjendën Cruyff në evenimentin e bamirësisë

Sadik.Autor

Leave a Comment