Futboll Sport

E PABESUESHME/ Kupa e Botës “Rusi 2018” rrezikoi të shterojë ujin në Japoni

Kupa e Botës “Rusi 2018” është shndërruar në një emergjencë hidrike në Japoni. Gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë, miliona tifozë japonezë që nuk kanë udhëtuar dot drejt Rusisë, shkuan në banjo në të njëjtën kohë, duke rrezikuar që të shterojnë rrjetin e ujësjellësit. Ishte shoqëria që administron ujësjellësin në Tokio që dha alarmin për problemin e hasur, duke evidentuar një rritje të menjëhershme të konsumit të ujit me plot 24% në përfundim të pjesës së parë dhe me plot 50% rritje të konsumit të ujit në përfundim të ndeshjes. Një situatë të cilën autoritetet japoneze u detyruan që të përballin seriozisht për ndeshjen e mëpasshme kundër Senegal.

Emocioni dhe tensioni botëror, me pak fjalë në Japoni ka rrezikuar që të bllokojë furnizimin me ujë në të gjithë territorin shtetër. Një emergjencë vërtetë serioze, të cilën drejtuesit japonezë u desh të adresojnë menjëherë, duke ngritur nivelin e furnizimit. Përballë një audience me 48% në ndeshjen kundër Kolumbisë, sistemet kombëtare hidrike shkuan drejt vuajtjes për shkak të përdorimit në të njëjtën kohë të WC gjatë pushimit të ndeshjes dhe në përfundim të saj.

Related posts

E PARITUR/ Ish ylli i MILANIT i befason të gjithë, transferohet tek EKIPI AMATOR

Isa.Autor

NË SPANJË JANË TË SIGURT/ Kampioni i Europës dhe i Botës mediton tërheqjen nga futbolli

F.autor

Shmanget tragjedia. Lojtari bie në tokë pa ndjenja, ish-ylli i Atletico Madridit i shpëton jetën

Q.Autor

Leave a Comment