Futboll Sport

E vërshëllyen tifozët gjermanë, reagon Gundogan: Më keni prekur shumë

Ka qenë një natë e gjatë dhe për t’u mbajtur mend e premtja për Ikay Gundogan. Futbollisti i Manchester City-t që luajti në miqësoren e Gjermanisë kundër Arabisë Saudite, sa herë që prekte topin vërshëllehej nga tifozët në stadiumin e Leverekusenit.

 

Por pse ndodhi kjo? Arsyeja është takimi që Gundogan dhe Ozil patën me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Për më shumë që Gundogan e quajti Erdoganin ‘presidenti im’.

 

Futbollisti i cili ka lindur në Gjermani është me orgjinë nga Turqia dhe kjo duket se i ka irrituar shumë tifozët, ashtu siç mund ta shihni në këtë video të mëposhtme.

 Disa ditë pas miqësores Gundogan ka thyer heshtjen dhe ka folur për ‘France Football’ lidhur me këtë çështje. Turko-gjermani është shprehur:

“Disa reagime më prekën pasi ishin sulme personale. Në vitet e fundit kemi bërë shumë për të promovuar integrimin në Gjermani.
Ne nuk jemi vetëm turq, kjo e trashëguar nga prindërit dhe familjet tona. Ne jemi lindur dhe rritur në Gelsenkirchen. Është një qytet me përqindje të lartë emigrantësh, prandaj u trondita kur dëgjova se nuk jemi të integruar dhe nuk duam të jetojmë sipas vlerave gjermane.

Është e qartë se ka diçka. Ne jemi të mësuar me vërshëllimat e tifozëve kundërshtarë, por kur vërshëllehemi nga tifozët tanë atëherë është e vështirë ta përjetosh atë.”

Related posts

VOLEJBOLL/ Kampionati i rrjetës rikthehet pas 11 muajsh pushim, fitojnë Partizani e Tirana

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Starton sfida në Gjirokastër

Delo.autor

(Video), simulimi më absurd në histori e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment