Futboll Seria A

Pas Juves, edhe Milani shfaq interesim për talentin Lincoln

Besohet se Milani ka shfaqur interesim për talentin e Flamengos, Lincoln.

17-vjeçari ka një klauzolë prej 30 milionë eurove dhe kjo është paksa problem për klubin italian.

Sulmuesi po shkëlqen me Përfaqësuesen e Brazilit U17, duke shënuar nëntë gola në 18 paraqitje.

Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i klubit nga Milano, Massimiliano Mirabelli, tash e një kohë është duke e vëzhguar lojtarin, por klauzola e tij po e pengon paksa për të bërë lëvizje konkrete.

Në garë ishte futur edhe Juventusi që tashmë ka pyetur klubin brazilian për Lincolin, por janë tërhequr kur mësuan çmimin e lojtarit.

Duke parë interesimet e klubeve italiane Flamengo dëshirojnë vazhdimin e kontratës me talentin, por më këtë rast edhe do ia rrisin klauzolën.

Duke për fondin e lojtarëve që ka Milani në fazën sulmuese vështir se ai do arrinte të ishte në planet e trajnerit Gennaro Gattuso, por do ishte një investim i mençur për të ardhmen.

Related posts

ISH-MBROJTËSI I CHELSEAT SULMON SARRIN/ Jamie Carragher: Ofron paraqitje të turpshme, bën që kundërshtari të…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ AEL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mesfushori Kruja: Do t’ia lemë ndeshjes së kthimit në Shkodër

Delo.autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Gega përdor “xholin” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment