Futboll Sports

Favoritet e Botërorit, kjo është renditja e medias prestigjioze italiane. Kryeson Brazili

Prestigjiozja italiane, “Gazzetta Dello Sport”, ka bërë një renditje të 32 ekipeve që shihen si favorite për të fituar Botërorin e Rusisë. Në vendin e parë, favorit absolut në këtë kompeticion, shihet Brazili nga grupi E, që me “komandantin” Tite, ka marrë një fytyrë tjetër.

Më pas, vjen Gjermania nga grupi F, të cilët përsëri me në krye trajneri Lëv, do të kërkojnë të dytën Kupë Bote radhazi, pas asaj në Brazil. Spanja ka një ngritje të lehtë, dhe cilësohet si e treta favorite këtë kompeticion. “Furia e Kuqe” ka detyrën e vështirë të përshtatjes së brezave, ku duhet ruajtur cilësia e të vjetërve, por edhe talenti i të rinjve në ekip.

Më pas ndjekin Franca e Argjentina. “Gjelat” me Deshamp në stol, kanë një skuadër plot talente, edhe të rinj në moshë, që mund të bëjnë surprizën në Rusi. Ndërsa, për Mesin tek Argjentina, edhe pse ekipi “biankoceleste” po kalon një periudhë jo të qetë, ky mund të jetë shansi i fundit për të ngritur një Kupë Bote.

Belgjitha, Anglia, Kolumbia, Portugali e Uruguai plotësojnë 10-shen e parë të ekipeve favorite për të triumfuar, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë nga Kroacia, Polonia, pse jo edhe Egjipti.

Related posts

KALIMI I MANAJ TEK SPECIA/ Zbulohet Prapaskena, si i prishi Kalinic dëshirën sulmuesit shqiptar

Delo.autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN QOSE/ Mesfushori i Kombëtares shënon super gol në kampionatin francez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment