Futboll Sport

I NXJERR SEKRETIN/ Presidenti i Barcelonës zbulon ku do të luajë Messi (VIDEO)

Leo Messi do të shfaqet sot në një konferencë shtypi për të konfirmuar lamtumirën e tij nga FC Barcelona dhe, në pritje të njoftimit zyrtar, gjithçka tregon se argjentinasi do të vazhdojë karrierën e tij tek Paris Saint-Germain.

Gjatë takimit që pati me Florentino Pérez dhe Andrea Agnelli, presidentë të Real Madrid dhe Juventus, në restorantin Botafumeiro, Joan Laporta bëri një fotografi me një tifoz dhe Presidenti i Barçës konfirmoi se Messi do të shkojë në PSG.

“Do të ishte mirë nëse ai do të ishte akoma këtu, por nuk ka qenë e mundur. Bëra më të mirën që munda, “i tha Laporta ndjekësit, siç mund të dëgjohet në video.

Ndërsa pret konferencën për shtyp të Messit, Paris Saint-Germain tashmë është duke pritur me krahë hapur argjentinasin dhe informacionet e fundit tregojnë se ai mund të paraqitet këtë të martë si një lojtar i ri për ekipin parizien

Related posts

NDRYSHIM I PAPRITUR/ Trajneri i Suedisë takohet me Ibrahimoviçin: Vendosëm që…

Delo.autor

Guardiola kundërshton Mourinho: Gara për titullin mbetet e hapur…

Q.Autor

NDEZ ATMOSFERËN ENDE PA NISUR SFIDA/ Modric: Arroganca e Anglisë nuk vjen nga lojtarët, por nga…

Delo.autor

Leave a Comment