Boks Sport

Tyson Fury “fiton” raundin e parë, 25kg më i rëndë se Seferi dhe e merr në krahë

Boksieri britanik Tyson Fury dhe ai shqiptar Sefer Seferi kanë kryer peshimet zyrtare, 36 orë para duelit të madhe të peshave të rënda që dy boksierët do të zhvillojnë më 9 qershor në Manchester. Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka qenë rreth 25kg më i rëndë se Seferi, duke konfirmuar se është në formë dhe gati për këtë duel. Britaniku rikthehet në ring 2 vjet e gjysmë pas sfidës së tij të fundit, atë ndaj Ëladimir Klitschko, ku dhe mori titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Fury peshonte 19st, 10lbs dhe 2oz (rreth 120kg), ndërsa Seferi peshonte 15st dh3 2oz (rreth 95kg), pra një diferencë prej 25kg mes dy boksierëve, çka konfirmon faktin se britaniku mbetet pretendenti kryesor për ta fituar këtë sfidë. Britaniku (25 fitore e asnjë humbje në karrierë) ka premtuar edhe nujë herë se është rikthyer për të rimarrë titujt kampionë bote në peshat e rënda, që nxori vakant pasi anulloi dy herë revanshin me Klitschko e më pas doli pozitiv me kokainë për proibleme mendore.

Për Seferin (23 fitore e një humbje si profesionist), kjo është përballja e dytë në peshën e rëndë (edhe të parën e ka humbur, e vetmja disfatë në karrierën e tij), një boksier që vjen nga pesha cruiserëeight, ndaj dhe vihet re kjo diferencë e madhe në peshim. Fury synon një rikthim të lehtë dhe me fitore në ring pas një periudhe kaq të gjatë pa boksuar, për të argëtuar edhe fansat e tij. “Seferi është një boksier i mirë, nuk e kam nënvlerësuar. Edhe unë dukesha si ai para Klitschko”, tha Fury.

Related posts

“KUKËSI GATI PËR KTHESËN E MADHE”/ Drejtori Nexhipi: Do të jemi në luftë për titullin deri në fund

Delo.autor

SERIE A/ Criscito firmos kontratën e jetës me Genoan

Sadik.Autor

NGA HIGUAIN TEK PIATEK/ Formacioni më i mirë me lojtarët e transferuar gjatë janarit

F.autor

Leave a Comment