Futboll Sport

Fernando Hierro: Zgjedhja ime për shkak të rrethanave

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro ka konfirmuar në portë David De Gean edhe për ndeshjen e dytë kundër Iranit, pavarësisht gafës që ai bëri në ndeshjen me Portugalinë.

“De Gea ka gjithë besimin tonë. Kishte vetëm nevojë të qetësohej”, deklaroi në një konferencë për shtyp trajneri iberik. Më pas Hierro foli edhe për Pique, i cili deklaroi se do të largohet nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Botërorit.

“Ka momente dhe momente në karrierën e një futbollisti, por mendoj se kjo është diçka shumë personale”, tha Hierro, që bëri një koment edhe për detyrën që i ngarkuan në këtë botëror.

“Emri im u zgjodh nga rrethanat, jo për shkak të kurrikulumit tim. Nuk e them këtë me një modesti false, por ky është realiteti dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk kam si ta di”, përfundoi Hierro.

Related posts

Taulant Xhaka: Lamtumirë legjendë

Sadik.Autor

Juventusi po e shfrytëzon krizën e Milanit, gati oferta e lartë për mbrojtësin…

Sadik.Autor

Mediat angleze zbulojnë arsyet pse HAZARD pritet të largohet nga Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment