Futboll Seria A Sport

FIRMOSI ME ATALANTËN/ Ish-futbollisti i Liverpool largohet nga klubi italian pas vetëm 3 javësh

Vetëm pas 3 javëve nga nënshkrimi i kontratës, Atalanta dhe Martin Skrtel kanë ndërprerë bashkëpunimin midis tyre.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Skrtel ka shkëputur kontratën me Atalantan.

Ish-futbollisti i Liverpulit, ishte lojtarë i lirë pas përfundimit të kontratës me Fenerbahcen.

Sllovaku kishte arritur marrëveshjen me Atalantan, për një vit, por ai u largua akoma pa debutuar.

Nga skuadra thonë se lojtari, ka problem të përshtatet me stërvitjet e forta të trajnerit, kurse lojtari insiston se tek klubi italian ka probleme taktike.

34 vjeçari ka pasur karrierë mjaft të pasur duke luajtur me Liverpool, Zenit e Fenerbahce, para aventurës së tij me Atalanta.

Image

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Delo.autor

“Ai ishte një m*t për vite”, presidenti i Bayernit mirëpret largimin e Ozil nga Gjermania

Isa.Autor

E TMERRSHME/ Detajet: Futbollisti brazilian U THER me THIKË KASAPËSH tek organet…

Isa.Autor

Leave a Comment