Futboll Sport

Fernando Santos/ Në futboll vlen fitorja, por loja jonë duhet të korrigjohet

Portugalia ka marrë një fitore të çmuar ndaj Marokut, në ndeshjen e dytë të Botërorit, falë një goli të hershëm të Cristiano Ronaldos, por e ka parë veten nën presionin e kundërshtarit gjatë gjithë lojës. Thënë ndryshe, ka qenë me fat, që tërë ato sulme dhe aksione të Marokut nuk janë konkretizuar dot.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit, trajneri i luzitanëve, Fernando Santos, e ka pranuar ndeshjen jo të mirë të të tijve, por vlerën kryesore për të e ka fitorja: “Ishte e rëndësishme për të fituar, por duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje. E kemi nisur në mënyrën më të mirë, me një gol të shpejtë, por pastaj kemi humbur kontrollin dhe nuk kemi mundur ta trajtojmë lojën.

Skuadra ishte shumë statike, e vuajti presionin e kundërshtarit. Në kohë të caktuara të lojës duket se e humbnim besimin dhe filluam të rikthehemi shumë poshtë. Ne do të duhet ta korrigjojmë këtë situatë”.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ “Qëndroni larg grave”: Kapiteni u ndalon SEKSIN shokëve të skuadrës

Isa.Autor

PAS PËRFORCIMEVE TË MËDHA NË MERKATO/ Një super lojtar mund të largohet nga Partizani, ja emri

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment