Futboll Sport

FIFA i ndëshkoi me gjobë, reagon Granit XHAKA: I gëzuar dhe i relaksuar, nesër do të bëjmë gjithçka

Granit Xhaka nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të FIFA-s për veprimin e bërë në ndeshjen Zvicër- Serbi. Mesfushori shqiptar i Helvetëve ishte autor i një supergoli dhe në momentin e festës ai bëri shenjën e shqiponjës me duar duke irrituar Federatën Serbe që kërkoi dënimin e tij.

Dje, Qeveria e Futbollit Botëror dha vendimin në të cilin bëhej me dije se Xhaka duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë frangash. Kjo duket se nuk e ka mërzitur aspak mesfushorin e Arsenalit, i cili sot ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seancë stërvitore.

Xhaka duket i lumtur dhe gati për sfidën e nesërme: “Ndihem i gëzuar dhe i relaksuar. Nesër do të bëjmë gjithçka për të siguruar kalimin në raundin tjetër”, përfundon ai.

Kujtojmë që nesër Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në orën 20:00. “Helvetët” ndodhen në vendin e dytë me 4 pikë, aq sa dhe Brazili kryesues.

Related posts

Ndodh për herë të parë në histori/ Diferenca me Barcelonën është më e madhe se me vendin e fundit

Q.Autor

“O BIR K**RVE”/ Pas sherrit: “Vinicius e ofendoi nga nëna, lojtarët e Realit nuk sillen kështu”

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Rikthehet Mourinho në Serie A, ja ekipi që do zërë stolin…

Delo.autor

Leave a Comment