Futboll Sport

Mesfushori i Kombëtares lëshon sfidën: Dua titullin dhe Europën!

Kamer Qaka është talenti i kampionatit rumun, tek i cili Steaua e Bukureshtit ka pritshmëri të mëdha. I afruar në këtë skuadër me insistimin e vetë presidentit, i cili shpenzoi shumë për shqiptarin, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të tentojë që të lërë gjurmë që në sezonin e tij të parë në skuadrën e re.

Në një prononcim për mediat vendëse, Qaka ka lëshuar menjëherë sfidën për klubet e tjera. “Mendoj se mund të fitojmë titullin. Kemi një skuadër të kompletuar dhe futbollistë cilësorë, ndaj jemi të detyruar që të luftojmë për të triumfuar këtë sezon”, është shprehur fillimisht Qaka.

Më tej, mesfushori i Kombëtares shqiptare, i afruar si dëshirë e trajnerit Panuçi, ka shpjeguar edhe zgjedhjen e tij. “Për mua ishte e lehtë që të bëja këtë zgjedhje. Klubi më dëshironte dhe unë isha i prirë që ta zgjidhja për vetë objektivat madhorë që ka për këtë edicion. Gjithashtu, ne do të synojmë Europa Ligën, pjesëmarrja në të cilën është dëshirë dhe objektiv”, ka deklaruar Kamer Qaka.

Related posts

FITOI MEDALJEN E BRONZTË NË KAMPIONATIN BOTËROR/ Ramush Haradinaj uron Majlindën: Çdo shqiptar është…

Delo.autor

CR7 LUAN ME DY PORTA/ Ronaldo thërret në Torino agjentin, gati plani për të qëndruar

Delo.autor

MIGJEN BASHA I JEP FUND AVENTURËS NË AUSTRALI/ Mesfushori 33-vjeçar rikthehet në Europë. Ja klubi i tij i ri

Delo.autor

Leave a Comment