Futboll Sport

FIFA në kongres mban një minutë heshtje për Fadil Vokrrin (FOTO)

FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin në kongresin e 68 që po mbahet në Moskë.
Ky kongres ka filluar duke mbajtur një minutë heshtje për kryetarët e federatave që ishin të pranishëm në kongresin e vitit të kaluar, por që kanë vdekur brenda periudhës kohore mes dy kongreseve.

“Do të donim ti kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.

Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëskryetarin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Vokrri vdiq të shtunën në mëngjes si pasojë e sulmit në zemër.

Në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë.

Related posts

SERIE A/ Zbulohen skuadrat me më shumë penallti në favor, Juventus më e penalizuara mes “big”-ëve

Sadik.Autor

ACAROHET SITUATA TE MANÇESTER UNITED/ Kapiteni i “djajve” kapet duke festuar një ditë pas humbjes me Sitin

Delo.autor

Roma dhe Manchester United janë në garë për sulmuesin e West Ham…

Isa.Autor

Leave a Comment