Sport Të tjera

Deti, arma sekrete e Rafael Nadal

Ka vetëm një vend që Rafael Nadal vijon të kthehet pas çdo triumfi, humbje, apo dëmtimi. E ai është deti.

I lindur dhe i rritur në Majorka, ishulli më i madh në Spanjë, Nadal ka një lidhje speciale me detin prej ditës që ka lindur.

“Është e vështirë për t’u kuptuar jeta pa patur detin pranë meje” ka deklaruar për CNN 11 herë fituesi i “Ronald Garros” në Francë, pak ditë para se të ngrinte trofeun e 17-të në karrierën e tij.

“Jam gjithnjë i lidhur me detin, unë jam gjithnjë pranë tij e shumicën e kohës sime e kaloi në det”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht se një turnetë botëror të ATP në tenis kërkojnë angazhime disa mujore, Nadal përpiqet që të marrë gjithnjë varkën e tij pranë çdo vendi që udhëton, për të shfrytëzuar maksimalisht qëndrimin e tij në det.

E jahtin e tij, të quajtur “Beethoven”, në nder të gjyshit, i cili e ka qenë drejtor orkestre dhe i ishte vendosur nofka sipas kompozitorit gjerman.

“Sigurisht, kam pasur mundësinë që ta blej anijen vite më parë, e kjo më jep mundësinë që të kaloj kohën duke u argëtuar me miqtë familje, por edhe të fle në të, pavarësisht se ku ndodhemi”, deklaroi Nadal.

Related posts

ZYRTARE/ Pikët sa të Juventusit nuk mjaftojnë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Delo.autor

CHAMPIONS/ “Mallkimi” i vendit të dytë, HISTORIA i jep trofeun MOURINHOS

Isa.Autor

DIEGO COSTA DHE GRIEZMANN DREJT LARGIMIT/ Atletico projekton treshen “vrasëse” të Serie A në sulm, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment