Futboll Sport

Franca barazon ndaj Amerikës por mbetet e frikshme

Një miqësore shumë interesante është zhvilluar në Parc Olympique Lyonnas mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në provën gjenerale të francezëve përpara se ekipi i Didier Deschamps të niset në Rusi për Kupën e Botës, Gjelat janë shtangur nga forca fizike dhe mendore e amerikanëve dhe në fund kanë shpëtuar nga humbja e turpshme. Pas disa aksioneve të mira të francezëve, ishin amerikanët ata që kaluan befasisht në avantazh falë golit të Green në fund të pjesës së parë.

 Pas pushimit Franca insiston dhe Deschamps fut të gjithë artilerinë e sulmit që posedon dhe në fund arrin të marrë një barazim më se të merituar falë golit të Kylian Mbappe në minutën e 79’. Franca insistoi të gjente edhe golin e avantazhit në minutat e mbetura, ndaj një Amerike që kishte ndërmend vetëm të ruante rezultatin, por nuk arriti të fitonte një ndeshje nga e cila meritonte më shumë.

https://twitter.com/Quality_HReel/status/1005552351418245120

Related posts

E PABESUESHME/ Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier. Lajme të këqija për Guardiolën dhe Mou

Delo.autor

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES KUNDËR INTER/ Modric: Ja çfarë na tha Ancelotti para ndeshjes

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, vendim i ri për Premier Leaguen!

Delo.autor

Leave a Comment