Futboll La Liga Sport

Francë-Argjentinë/ Gazeta L’Équipe paralajmëron Argjentinën dhe Messin: Nuk kalon!

Takimi i të shtunës, që përball Francën dhe Argjentinën në Kazan, do të shënojë startin e 1/8 finale të Kupës së Botës, që po zhvillohet në Rusi prej 14 qershorit. Ky ballafaqim të mëdhenjsh është parë si një nga sfidat kryesore, që duhet të ndiqet në këtë fazë.

Dy skuadrat luajnë për gjithçka, ose asgjë, prandaj, për këtë arsye, në Francë kanë nisur ta nxisin ekipin e tyre kombëtar për ndeshjen kundër Albiceleste. Gazeta e njohur franceze, “L’Équipe”, paralajmëron “burgun” për Leo Messi, i cili shihet si rreziku kryesor te amerikano-jugorët, nga këmbët e të cilit mund t’i vijë ndëshkimi kujtdo.

Në faqen e parë të kësaj reviste sportive është montazhi me foto, ku Messi është i rrethuar nga Paul Pogba, Samuel Umtiti, Raphael Varane, N’Golo Kanté dhe Benjamin Pavard. Të gjithë këta janë duke u përpjekur t’ia heqin topin nga këmbët yllit të Barcelonës, ndërsa titulli i madh i faqes së parë është shkruar në “castellano”: “No pasará (nuk kalon)!”

Gazeta franceze jep të dhëna se çfarë duhet të jetë taktika e ekipit francez kundër Argjentinës, për të kërkuar vendin e tyre në çerekfinale: “Misioni i ‘Les Bleus’ është i qartë. Nëse duan të kualifikohen për finalen, ata duhet ta neutralizojnë Lionel Messin, pasurinë kryesore të Argjentinës”.

Related posts

ZBULON EPISODET E SË KALUARËS DHE OBJEKTIVAT/ Marotta: Është e vërtetë që CR7 e doja tek…

Delo.autor

Pankina e Spanjës/ Zbuloni dy alternativat që mund të marrin drejtimin e “Furisë së Kuqe”

Sadik.Autor

“PO NA Q*HET NËNA KËTU, PO DJERSISIM NË STËRVITJE”/ Shikoni si motivoi Moçka ekipin në fitoren e parë të Flamurtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment