Futboll Sport

RIVALITETI VAZHDON/ Chiellini-Lukaku, dueli i gjigantëve në Belgjikë-Itali

Romelu Lukaku, por nga të gjithë njihet edhe si Big Rom. Nofka në fjalë ngjason si emri i një prej personazheve nga këngët e vjetra të Bob Dilanit ose Brus Springstin e duket se i shkon për shtat një tipi që rri në rruge, i fortë, bujar, i cili ndan edhe ato pak që ka, të cilit të gjithë shokët i kërkojnë ndihmë sepse e dinë se përndryshe nuk mund ta bëjnë pa të.

Big Rom mban mbi supe gjysmën e Belgjikës me fuqinë, shpejtësinë, sensin e tij të golit. Nëse sillesh keq, ke mbaruar. Por, nëse thjesht tregohesh i mirë me të, ai ju rreh shpinën dhe ju përshëndet në një nga gjashtë-shtatë gjuhët që njeh. Të bllokosh rrugën drejt Big Rom, do të thotë të bësh gjysmën e punës. Nuk është e lehtë, e jo shumë ia dalin. Në 97 ndeshje me Belgjikën, golat e tij janë 63. Nga Kupa e Botës 2018 deri më sot, 23 gola në 22 ndeshje. Ne e njohim mirë Big Rom Lukakun, ai është gjysma e Belgjikës, gjysma e Interit, por ekziston një çift kundër të cilit ai kurrë nuk ka shënuar: dyshja Bonuçi & Kielini. Kjo është një punë për ta.

I NEVOJITET KDB

Ndërkohë, çdo diskutim mbi Itali-Belgjikë të së premtes kalon nëpër buletinin mjekësor të Kevin de Bryjnes dhe Eden Hazardit. Një histori krejt tjetër, pa pasimet e tyre që ndezin Lukakun. Edhe kundër Portugalisë dalja e KDB, 10- shi më i mirë sot për sot, u fiku dritën belgëve. Dhe Lukaku ishte më i vetëm në kundërsulmet që u mundua të stiste. Askush që t’i pasonte nga afër, askush për të shpikur, por vetëm pasime të gjata. Edhe shokët e tij po luftonin ta ndiqnin. Për më tepër, me De Bryjnen, Lukaku shpesh ndryshon pozicionin në fushë: në fazën e sulmit ai është qendërsulmuesi i vërtetë, me De Bryjnen që zbret nga e djathta, i lirë për të qarkulluar nëpër fushë. Sidoqoftë, në fazën pa top, Big Romshkon djathtas, duke ia lënë qendrën KDBsë, i cili kështu përballet me lojtarin rival (në rastin e Italisë do të ishte një sfidë me Zhorzhinjon). Me pak fjalë, pozicioni mesatar i Lukakut është në të djathtë. Kundër Italisë, ai duhet të përplaset me Kielinin. Në mënyrë të pashmangshme me Kielinin.

RIKUPERIMI I KIELINIT

Nëse KDB është enigma e madhe e trajnerit Martinez, Italia është duke u përpjekur në çdo mënyrë që të rikthejë “bomberin” më të mirë, kapitenin. Jo se Açerbi (dhe Bastoni) nuk janë dy mbrojtës të shkëlqyeshëm, njëri me përvojë të madhe dhe tjetri me perspektiva të mëdha, por kur loja do të bëhet e fortë atëherë luajnë më të fortët. Kielini në vendin e parë dhe Bonuçi duke dyfishuar markimet. Duke luajtur me shpinë nga porta, Lukaku gjithmonë e gjen Kielinin të mbërthyer pas duke luftuar për t’i hequr topin. Nëse belgu ia del të rrotullohet, aty është Bonuçi. Por, edhe ballë për ballë, në duelet një kundër një, sulmuesi kurrë nuk bëri mrekulli. Kafazi i tyre deri më tani ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Belgu e vuan këtë vëmendje. Kur Mou thotë se ata të dy janë “universiteti i mbrojtjes” ai shpjegon se kapërcimi i tyre është një diplomë nga “Harvard”- i për një sulmues. Përqendrimi, distancat, mirëkuptimi: ata nuk janë më shumë të rinj, por përvoja mbush boshllëkun.

NJË PENALLTI ME INTERIN

Nëse në ekipin kombëtar Big Rom nuk ia del t’i shënojë, nuk do të ishte risi sepse nuk është se ka bërë më mirë kundër Juves në Serinë A. Dy ndeshje. Një në Ligën e Kampionëve, me Junajtidin, kundër Juventusit më të mirë të Alegrit që fiton 1-0 në Old Trafford dhe e bën Lukakun të padëmshëm. Tjetri në kampionat, Inter 2-0: Lukaku bën lojë të mirë, por nuk do të lejohet të shënojë. As kur Bonuçi dhe Kielini janë çiftuar me De Ligt (tri herë). Nga më të mirët, Lukaku shënoi një gol në Juve- Inter të fundit 3-2, por është një penallti, askush nuk e shënoi … Lukaku ka shënuar 3 gola deri më tani në Kampionatin Evropian (2 në të djathtë, një në të majtë). Sipas standardeve të tij ai nuk ka goditur shumë (9 gjuajtje) ose asistoi (zero), me saktësi modeste të pasimit (67%). Pepe i Portugalisë, në të gjitha mënyrat, e ndaloi atë dhe e rraskapiti. Por, është Belgjika. Ai do të dëshironte hakmarrje, por kundër Bonuçi-Kielini është e vështirë. Big Rom e di.

Related posts

TRONDIT NDJEKËSIT ME PAMJET E FUNDIT/ Lady Dybala: Ja çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Protagonistët kryesorë të kaosit në Brazil-Argjentinë, futbollistët e pësojnë edhe nga klubi i tyre

Delo.autor

Arriti sukseset më të rëndësishme si trajner/ ZINEDINE ZIDAN jep dorëheqjen (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment