Futboll Seria A Sport

Gazeta pranë Juventusit flet për një shkëmbim mes Allegrit dhe Zidane

Real Madridi i ka bërë një ofertë Massimiliano Allegrit për të marrë përgjegjësinë e stolit të kampionëve të Europës. Kjo është ajo që “Tuttosport” thotë në kopertinën e vet të hënën. Kjo media torineze thotë se Florentino Perez e ka kontaktuar trajnerin aktual të Juventusit për t’i përcjellë propozimin e tij.

Gazeta në fjalë nuk e konsideron të realizueshme një marrëveshje të tillë, megjithëse nuk e përjashton atë për të ardhmen. Juventusi, ndërkohë, do të ishte i interesuar për Zidane si trajner, i cili tashmë ka luajtur me bardhezinjtë për pesë sezone, para se të nënshkruante në vitin 2001 për Real Madridin.

Allegri ka një kontratë me Juventusin deri në qershor 2020. Ai u ul në stolin e “Zonjës së Vjetër” në sezonin 2014-2015, kur Antonio Conte mori përsipër detyrën e trajnerit të kombëtares së Italisë.

Në katër sezonet e tij në stolin e Juventusit, Allegri e ka fituar rregullisht titullin kampion dhe Kupën e Italisë, plus Superkupën e Italisë në sezonin 2015-2016. Në Europë ka arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2015 dhe 2017, kur ranë përballë Barcelonës dhe Real Madridit, respektivisht.

Related posts

“KAM FITUAR SHUMË ÇMIME NË DY SEZONET E FUNDIT”/ Bomberi Lewandowski: E meritoj unë, por kam një frikë…

Delo.autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Djali i Michael Schumacher fiton titullin e parë kampion në Formula 2

Delo.autor

CR7 U LARGUA PAS SFIDËS NDAJ INTER DREJT PORTUGALISË/ Ja çfarë do të ndodhë për ndeshjen Champions ndaj Lyon

Delo.autor

Leave a Comment