Futboll Sport

Luftëtari bën përforcimin e radhës, vjen malazezi Balsa Radovic

Malazezi Balsa Radovic është afrimi i fundit në radhët e bluzinjve të Luftëtarit. Mesfushori nga Podgorica ka qenë dy sezone më parë pjesë e Flamurtarit, ndërsa sezonin që lamë pas luajti me Kom Podgorica. Krahas afrimeve të lojtarëve me eksperiencë, drejtuesit e klubit gjirokastrit nuk po lënë pas edhe firmat me talente premtuese.

Elian Çelaj, i dalë nga akademia e Partizanit ka firmosur një kontratë afatgjatë me bluzinjtë. Ndërkohë, stërvitja vazhdon intensive në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik. Për të parë skuadrën në veprim, por edhe kolaudimin e grupit dhe kohezionin mes reparteve, Luftëtari ka planifikuar një ndeshje miqësore me fierakët e Apolonisë, këtë fundjavë.

Related posts

“EURO 2020″/ As Sterling dhe as Harry Kane, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes. Trofeun e fiton…

Delo.autor

CHELSEA NDËRRON “KURS”/ Gati 100 milionë euro për sulmuesin e Seria A…

Delo.autor

PARTIZANI I PAPËRMBAJTSHËM/ Mala i vendos “kapakun” sfidës në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment