Futboll Sport

Gjeste të pahijshme në stadium/ Ja sa e paguan FIFA Maradonën për çdo ndeshje

Diego Armando Maradona është një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij Botërori që po zhvillohet në Rusi. Ish-futbollisti i ‘albiçelestëve’ ka marrë edhe më shumë vëmendje se Lionel Messi, i cili u zhbllokua vetëm në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë.

Maradona gjendet në Rusi prej ditësh dhe i ka ndjekur të gjithë ndeshjet në stadium si rrjedhojë e idesë së Infantinos ‘Koncepti i Legjendave’.

Kjo ide konsiston me praninë e të mëdhenjve në stadium për të rikujtuar momentet historike të Botërorëve. Deri diku është e vërtetë pasi të paktë janë ata që nuk kujtojnë golin me dorë të Maradonës në 1986 kundër Anglisë.

Ronaldo ‘fenomeni’, Carles Pyol, Xavi, Iker Casillias dhe Eto janë lojtarët e tjerët të ftuar nga FIFA.

Gjithsesi kthehemi te Maradona që sipas “Daily Mail” paguhet me 10 mijë stërlina nga FIFA për çdo ndeshje që sheh në stadium, më shumë se çdo ish-lojtar tjetër të përmendur më sipër.

Ai nuk ka risjellë vetëm kujtimet e mira pasi gjatë këtij Botërori do të mbahet mend edhe për gjeste të pahijshme siç ishte ai kundër Koresë së Jugut apo ai kundër Nigerisë ku u tregoi tifozëve gishtat mesit të secilës dorë.

Madje në takimin e sipërpërmendur ai u detyrua të merrte edhe ndihmën mjekësore për shkak të konsumimit të tepërt të verës së bardhë.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Real e nis pa Bale dhe Vasquez, Bentancur zëvendëson Pjaniç te Juventusi

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo nuk u tregua protagonist në fushë por jashtë saj u shpërblye me një puthje nga…

Sadik.Autor

REAL MADRID-INTER/ “Klasikja” e harruar e Europës. Sa shumë histori, përmbysje dhe gola në të shkuarën

Delo.autor

Leave a Comment