Futboll Sport

Gledi Mici në tregun e merkatos: Dua të firmos jashtë, por nuk e përjashtoj edhe një rikthim te…

Gledi Mici deklaroi pak ditë më parë se ishte një lojtar i lirë nga Skënderbeu, por në një intervistë për Supersport, është vetë mbrojtësi i majtë që ka shkëlqyer këto vite në Superiore, që thotë se ka oferta nga jashtë, dhe shpreson e dëshiron shumë që të provojë një aventurë jashtë vendit. Por, gjithashtu ai nuk i mbyll derën një rikthimi tek Skënderbeu, nëse nuk arrin të firmosë jashtë, pse jo edhe një rikthim te Flamurtari.

Transferim jashtë? – “Mendoj se tashmë e kam eksperiencën. Jam 27 vjeç, dhe është momenti i duhur të provoj një aventurë jashtë. Kam luajtur mbi 7 sezone në Superiore, dhe do më pëlqente të provoja veten jashtë vendit. Kam disa kontakte, dhe shpresoj që së shpejti të kem diçka konkrete dhe të firmos jashtë.”

Rikthim te Skënderbeu? – “Këto kanë qenë 2 vitet më të suksesshme të karrierës sime, pasi kam fituar çdo gjë. Një titull kampion që më mungonte. Me drejtuesit e Skënderbeut jam në kontakt pothuajse çdo ditë, pasi kam respekt për këtë klub. Gjithsesi, Skënderbeu është dhe do mbetet në zemrën time. Unë jam i fokusuar të shkoj jashtë, por kurrë mos thuaj kurrë.”

Dënimi nga KAS – “Ishte një goditje e madhe, pasi kemi sakrifikuar shumë gjatë gjithë vitit. Kemi luajtur 55 ndeshje, kemi bërë paraqitje dinjitoze në Europë. Është minus i madh të mos luash në Europë, por ndoshta kjo na bën të gjithëve më të fortë.”

Flamurtari – “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes, kështu që, pse jo edhe një rikthim te Flamurtari.”

Kombëtarja – “Kjo është diçka që më shumë i takon trajnerit se sa mua, por çdo futbollist e ka ëndërr të luajë me kombëtaren, pasi është maksimumi. Do isha i privilegjuar edhe për ndonjë ftesë në miqësore, por mua më takon të stërvitem çdo ditë dhe të bëj më mirë ndeshjet e mia. Nëse vjen ndonjë ftesë, do isha më i lumtur, nëse jo, jeta vazhdon”

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ CAGLIARIT/ Conte i dërgon “sms” klubit: Ndoshta disa lojtarë mund të largohen dhe të luajnë diku tjetër

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Drejtori i Vllaznisë: Panucci do të luaj për barazim, por…

Delo.autor

PËRKRAH DY OBJEKTIVAT E BARCELONËS/ Guardiola: Neymar dhe Griezmann, lojtarët e duhur për…

Delo.autor

Leave a Comment