Futboll Premier League Sport

Manchester United dëshiron të afrojë beniaminin e Milanit

“Djalli” bëri një merkato të çmendur verën e kaluar ndërsa ishin një nga klubet që shpenzuan më shumë, duke u renditur pas Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Skuadra e “San Siro” mund të përjashtohet edhe nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, teksa në këtë edicion kuqezinjtë janë kualifikuar në UEFA Europa League. Mundësia që Bonucci të largohet nga Milani do të rritet nëse klubi nuk do të marrë pjesë në Europa League, pavarësisht se lojtari ka thënë më parë se do të qëndrojë.

Trajneri Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës qendre dhe deri tani ka parë disa alternativa, por pa gjetur një marrëveshje. Bonucci ka eksperiencën e duhur dhe do të ishte një afrim i shkëlqyer për United që synon titullin në Premier League, por edhe në Champions League. Gjithsesi do të jetë e vështirë që mbrojtësi italian të largohet nga Serie A, pasi dëshira e bashkëshortes së tij është të mos ndryshojë ambient, pavarësisht ofertave që ai mund të ketë. Një vit më parë edhe Chelsea, ishte shumë e interesuar, por Leo vendosi të bashkohej me “Djallin”.

Related posts

VESI VDES ME SHPIRTIN/ XAVI se harron zanatin, shikoni çfarë ASISTI jep me…(VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dortmund shtang trajnerin Klopp, i kërkon 90 milionë euro për yllin…

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

Leave a Comment