Futboll Sport

Grupi i “zjarrit”, Spanja bën llogari edhe… eliminimin. Ja shanset e “furisë së kuqe” sipas rregullores

Spanja bëri detyrën kundër Iranit. Me shumë vështirësi, por djemtë e Fernando Hierros morën 3 pikët, të cilat do ta ndihmojnë për të arritur objektivin. Ai primar është për t’u kualifikuar, ndërsa tjetri për të siguruar vendin e parë në grup. Dhe spanjollët kanë nisur të bëjnë llogaritë për ndeshjen e fundit. Në Grupin B të Botërorit ka vetëm një verdikt zyrtar: Maroku është eliminuar dhe nuk ka asnjë opsion për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave.

Gjithçka tjetër duhet të vendoset. Si del Spanja e para e grupit? Si del Spanja e dyta e grupit? A ka shanse për t’u eliminuar? Por, përpara se të shpjegojmë shanset dhe mundësitë, e rëndësishme është të dimë kriteret e klasifikimit kur pikët janë të barabarta. Dhe kriteret janë në këtë rend: Golat (diferenca e golave të shënuar me ata të pësuar), golat e shënuar, më shumë pikë kundër ekipit që ke barazuar, diferenca e golave të ndeshjes mes ekipeve që kanë pikë të barabarta, më shumë gola të shënuar në ndeshjet mes ekipeve që kanë pikë të barabarta, më shumë pikë në renditjen “Fair Play”. Kështu bëhen llogaritë:

ELIMINOHET- E nisim me më pak të mundshmin për Spanjën. Ekipi i Fernando Hierros do të dështonte nëse do të humbte kundër Marokut dhe Irani do të fitonte kundër Portugalisë, sepse totali i golave nuk është favorit për Spanjën. Një kombinim i vështirë, por jo i pamundur. Gjithashtu, Spanja do të mbetej jashtë nëse Irani barazon me Portugalinë dhe Spanja humbet me Marokun me 2 gola diferencë ose më shumë.

VENDI I DYTË- Kombëtarja spanjolle do të kalonte në fazën e 1/8-ave si ekipi i dytë nëse fiton me Marokun dhe Portugalia gjithashtu fiton me Iranin dhe të ketë diferencë golash më të mirë në total. Irani gjithashtu ka shanse për t’u kualifikuar nëse fitojnë kundër Portugalisë dhe Spanja barazon me Marokun. Spanja do të dilte e dyta në grup edhe në këtë rast. Por, një humbje e Spanjës me Marokun dhe një humbje e Portugalisë me Iranin gjithashtu do t’i jepte shanse Spanjës për t’u kualifikuar, por gjithmonë në bazë të golave. Diferenca duhet të jetë më e mirë sesa Portugalia.

E PARA- Ky është ekuacioni më i lehtë. Spanja do të kalonte si e para në Grupin B, nëse fitonte kundër Marokut dhe Portugalia barazonte ose humbte me Iranin. Por, nëse “furia e kuqe” do vendin e parë edhe nëse fiton Portugalia, atëherë duhet që diferenca e golave të shënuar me ata të pësuar të jetë më e mirë sesa e luzitanëve.

Related posts

Para Shqipërisë, Bale ka një hall të madh për të zgjidhur

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

DEGRADON DEBATI/ “Bërtet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN”: OSMANI dhe PRODANI polemika të FORTA në…

Isa.Autor

Leave a Comment