Basketball Sport

NBA/ San Antonio mposht Miami, Indiana përmbys Denver në fund

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e San Antonio mundi 107-102 Miami, një përballje interesante mes dy ekipesh legjendare në NBA, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Diferencën e bënë lojtarët e stolit të Spurs, që realizuan 48 pikë. Më të mirët në fushë ishin Aldridge me 21 pikë dhe DeRozan me 20, ndërsa për Miami u dallua Adebayo me 21 pikë e 16 rebound, por që mbetën për statistikë.

Surprizë humbja e Denver në fushën e tij. Skuadra e Nuggets u mund 115-107 nga Indiana, humbje që prish disi planet e Denver për kreun e renditjes në Perëndim. Edhe pse Denver e udhëhoqi ndeshjen në shumicën e kohës, zhgënjeu pikërisht në momentet e fundit. Jokic realizoi 30 pikë e 10 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Indiana u dallua Sabonis me një “triple double” (22 pikë, 15 rebound e 10 asist).

Related posts

U MPOSHT NGA REAL MADRID/ Lopetegui acarohet me gjyqtarin dhe “VAR”: Është turp! (FOTO)

Delo.autor

VILLARREAL-REAL MADRID/ Zidane vjen me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS PREZANTIMIT TEK “BLUTË E LONDRËS”/ Trajneri Tuchel shpjegon pse Chelsea nuk do të bëjë merkato

Delo.autor

Leave a Comment