Futboll Sport

Hasan Lika flet për largimin nga Luftëtari: Asnjë qejfmbetje, por duhet të më…

Hasan Lika nuk ka ndonjë peng pas largimit nga Luftë- tari. Të paktën, këtë e thotë vetë për “Panorama Sport” trajneri që udhëhoqi gjirokastritët drejt suksesit historik. “Është e drejtë e klubit që ka marrë këtë vendim, por mirë do të ishte të më kishin vënë në dijeni, sepse këto lëvizje janë bërë gjatë kohës që ne ishim aty dhe luftonim të gjithë për Europën.

Sigurisht nuk mund të ndihesh mirë në këto raste, por puna nuk u prish. Çdo gjë shkoi sipas parashikimit dhe kapëm objektivin. Nuk mund të them tani se kam ndonjë peng, pasi kur arrin diçka pozitive, të gjithë kanë meritën e tyre, ashtu siç kur nuk ia del të kapësh atë që synon, të gjithë janë bashkëfajtorë. Unë jam ndarë normalisht me Luftë- tarin dhe nuk kam ndonjë qejfmbetje me drejtuesit. Në fund të fundit është e drejta e presidentit për të vendosur. Kontrata ime përfundonte më 31 maj, por kur mësova që klubi kishte të tjera plane, në heshtje refuzova të pranoja të ulesha në bisedime.

Fakti që nuk më pyetën për lojtarët, se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet deri më 31 maj, natyrisht që e kuptova se si do të shkonin punët. I mirëkuptoj drejtuesit, sepse kështu funksionon. Në Gjirokastër kanë ardhur shumë menaxherë, qoftë për lojtarë, ashtu edhe për trajnerë gjatë muajve të kaluar. Ashtu siç shkova unë te Luftëtari, mund të vejë edhe dikush tjetër, ky është zanati ynë. Por, mbi të gjitha mua më vjen mirë që arritëm diçka pozitive. Nuk kam çfarë të komentoj më tepër”, ka thënë fillimisht Lika, për të shprehur më pas mirënjohjen për ambientin në Gjirokastër.

“Gjej rasti t’i falënderoj të gjithë, duke filluar nga presidenti Tavo, tifozët dhe futbollistët. Jam i lumtur që edhe tifozët gjirokastritë kanë shprehur mirënjohje ndaj punës time”, – theksoi 58-vjeçari. I pyetur për të ardhmen, Lika pranoi se nuk ka asgjë konkrete, ndërsa e mbylli me batutë. “Ku i dihet, mund të më kërkojë Mançesteri apo Çelsi”. Ndërkohë, është fakt që për trajnerin kryeqytetas ka shfaqur interesim ditët e fundit klubi i Flamurtarit.

Related posts

POGBA MOHON DHE ZBULON GJITHÇKA/ Nuk jam penduar për atë që kam bërë

Isa.Autor

Edhe një shtet tjetër kërcënon ta bojkotojë Botërorin në Rusi

Sadik.Autor

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

Leave a Comment