Futboll Sport

“TURISTI” PIONTEK/ Ja përse Milani shpenzoi 40 milionë euro (FOTO)

Kristof Piatek (shqiptohet Piontek), po përgatit udhëtimin e ardhshëm. Nuk bëhet fjalë as për Dubai (ku ishte deri të dielën e kaluar) e as për Amerikën Latine, të cilën e vizitoi në verë me Paolina Proçik, partneren e tij që prej 5 vitesh. Një tjetër udhëtim i tyre ishte ai i korrikut 2018.

piatek

Nga Krakova (Poloni) drejt Xhenovas, me makinë për të shijuar peizazhin, njëri-tjetrin, por edhe për të ruajtur profilin e ulët që i ka karakterizuar edhe në këto muaj të parë popullariteti.

Për një çift që ka bërë 1400 kilometra, nuk janë asgjë 150 kilometra që ndajnë lagunën italiane me Milanon. Në qytetin verior nuk ka as perëndime e as det, por një blogere si zonja e ardhshme Piontek, mund të jetë vendi ideal për t’u rritur profesionalisht.

piatek_2

NGA SHLESVIGU ME DASHURI – Shansi është i artë edhe për bomberin 23-vjeçar. Deri një vit më parë vlente 116 mijë euro dhe përkundte ëndrrën për të qenë pjesë e grupit që do të udhëtonte drejt Rusisë për Botërorin. Duhej të ishte zëvendësuesi i Robert Levandovskit, por menaxheri Gabriele Xhufrida nuhat biznesin dhe ia propozon presidentit të Xhenoas. Enriko Preciozi sheh imazhet video.

Piatek-e1538135674248

E djathtë, e majtë, goditje me kokë, driblime dhe shumë grinte, vlejnë për një bisedë më të thellë me klubin e Krakovës, ku lojtari vlerësohet 4 milionë euro. U tha u bë dhe Kristofi transferohet në Itali, ku aventura nis me katër gola në Kupë ndaj Leçes. Ditët kalojnë dhe golat vijnë edhe në kampionat.

13 në 19 ndeshje, para tij vetëm njëfarë Kristiano Ronaldo. Në skuadrën e re “pagëzohet” me nofkën “Pistolero”, e faktuar edhe në festën e çdo goli. Jo vetëm gola, por edhe pija tipike latine që kthehet në ves falë disa shokëve te Xhenoa.

Piatek-and-Werner-two-forwards-with-Real-Madrid-profile

Sulmuesi i vjetër kuqeblu, apo i riu i Milanit, do të mësohet të martën, teksa nesër nuk do të zbresë në fushë, sepse është i skualifikuar.

ASPIRATA PREJ KAMPIONI – Numri mbi fanellë e përkufizon më së miri. Kristof Piontek është një pykë klasike, si Higuain, mbase edhe më shumë madje. Argjentinasi ka qenë gjithnjë më i kompletuar. Te Napoli duhej të shënonte, te Juvja mësoi si luhet në skuadër.

piatek

Polaku është një finalizues dhe te Milani do të ketë pikërisht këtë detyrë, përpos faktit që duhet të jetë pikë referimi kur ekipi është në presion. Higuain kërkon më shumë bashkëpunim, ndërsa i ardhuri i ardhshëm di të shënojë edhe i vetëm, sidoqoftë përvoja kuqezi nuk mund të njollosë karrierën e “El Pipita”- s.

Duke u kthyer te Piontek, krahasimi me ndonjë yll të së kaluarës është i vështirë, megjithatë mund të thuhet se është një lloj “shartimi” mes Alberto Xhilardinos, për faktin se di të shënojë në disa mënyra dhe Hernan Krespos, për sensin e pozicionit.

i

Në muajt e fundit e kanë krahasuar me Ikardin si mënyrë loje, Ronaldon për numrin e golave, madje edhe me Levandovksin, por 23- vjeçari modest, sqaron disa javë më parë: “Levandovski është një mësues, por mos më krahasoni me atë apo me kampionë si Ikardi dhe Ronaldo.”

PRITSHMËRI – Është disi paradoksale, por problemi i Piontek te Milani është pikërisht Milani. Këtë e dëshmon më së miri ecuria e Higuainit me kuqezinjtë. Argjentinasi shënonte të paktën 22 gola në sezon, teksa te “Djalli”, për shkak edhe të cilësisë që kishte rrotull nuk po udhëtonte me këto ritme. Polaku nuk është se ka cilësi të mëdha rreth tij te Xhenoa, por udhëtimet i pëlqejnë dhe do të përpiqet të kënaqë Milanin.

730x480-img-71379-krzysztof-piatek-vs-juventus-matrco-bertorelloafp

Ai është mësuar të shfrytëzojë rastet që i jepen dhe portën e sulmon rregullisht. Çalhanoglu, Paketa, Suso e Konti janë krosues cilësorë, ndaj me siguri ndonjë asist më shumë do të ketë. Skema është një tjetër rebus, por Piontek është një investim që zor se lëviz nga maja e sulmit.

Related posts

Arrihet marrëveshja/ Roma afër transferimit të Kluivertit

Sadik.Autor

“ËSHTË SKUADËR M*TI”/ Çfarë tha për Juventusin djaloshi që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

F.autor

FUTBOLLI SENEGALEZ NË ZI/ Vdes lojtari 23-vjeçar, luajti një sezon në Superligën shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment