Futboll Sport

Hierro: “Spanja e para në grup, por nuk është kjo mënyra…

“E dinim se këto tre ndeshje do të kërkonin shumë nga ana jonë. VAR na ka sqaruar shumë, e dimë se si funksionon dhe ajo që kemi bërë ishte të prisnim për vendimin. Gjithsesi nuk është kjo mënyra e duhur, nuk duhet të lejojmë dhe të japim kaq shumë hapësira. Kemi bërë gjithçka sa mirë edhe keq”. Me këto fjalë, trajneri i Spanjës, Hierro ka përmbledhur ecurinë e Spanjës në Grupin B, pasi arriti të sigurojë kreun me vetëm 5 pikë, po aq sa Portugalia, por me statistikat në favor të spanjollëve.

Një mision që përfundoi me sukses për Spanjën, por që u vendos vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Marokut, e përfunduar në barazim 2-2, me ndërhyrje të konsiderueshme të VAR. Gjithsesi, Hierro thekson mbrojtjen si problemin më të madh të kësaj Spanje. “Nëse duam të shkojmë aty ku ëndërrojmë, atëherë duhet të rregullojmë disa detaje. Çdo herë që kundërshtarët na sulmojnë, ne ndodhemi në rrezik, duhet të jemi vetë-kritikues. E njohim marxhin tonë të përmirësimit, duhet të korigjojmë tranzicionin e shpejtë”, komentoi Hierro.

“Nëse duam të jemi optimist, fituam kreun e grupit. E dinim që të tilla do të ishin rezultatet, se diferencat do të ishin këto që janë. Duhet të kërkojmë maksimumin nga vetja. Na kushton të gjithëve në ofensivë, kur një ekip vendoset i gjithi në mbrojtje kundër nesh. Është e vështirë të krijosh hapësira. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë trajnerët është të ruajnë gjakftohtësinë, një mendje të ftohtë. Sa më pak të flasim në gjaknxehtësi aq më shumë mund të mendojmë për ndeshjen tjetër”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Related posts

LOJTARI I RI PËR MILANIN/ Lucas Paqueta: Dua të bëhem si…

Delo.autor

ANKTH TEK INTERI/ Përcaktohet shkalla e RËNDË e dëmtimit për dy futbollistët ZIKALTËR

Isa.Autor

“REFUZOI BARCELONA-N, INTER DHE REAL-IN”/ Agjenti i talentit të ri europian shtang: E ardhmja e tij do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment