Futboll Premier League Sport

MBRON VENDIMIN PËR OZIL/ Emery: Është një lëvizje taktike për shkak të ndeshjeve, ne kemi…

Spanjolli ka thënë se zëvendësimi i yllit të skuadrës së tij pas 45 minutave ishte një lëvizje strategjike e tij

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka mbrojtur vendimin e tij për ta zëvendësuar Mesut Ozilin me Alex Iwobin pas përfundimit të pjesës së parë derisa Gunners barazuan kundër Brightonit, kurse ai ka thënë se kjo ishte një zgjidhje “taktike” e tij.

Ozil, i cili është larguar shumicën e ndeshjeve që kanë luajtur jashtë, nuk mundi të kontribuojë për të shënuar gol, derisa ai më vonë postoi një fotografi ku shihet se është bërë baba.

Pavarësisht kësaj, Emery insiston se hyrja e Iwobit ishte vendim taktik.

“Është një vendim taktik, po ashtu vendimi është bërë për shkak se ne kemi bërë shumë të tilla për shkak të ndeshjeve, jo për shkak të lojtarëve por për shkak të skuadrës”, tha Emery në konferencën për shtyp.

Ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint_Germain është bërë i njohur për zëvendësimet e hershme në Arsenal, e të cilat, shumica, kanë përfunduar me fitore në pjesën e dytë pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës në pjesën e parë.

“Shumë ndeshje kur ne kemi luajtur në pjesën e parë, për shembull, me Iwobin, ai ka ndihmuar në disa situata taktike të vështira dhe ka ndihmuar për ti fituar ato ndeshje. Në ndeshjet e tjera, kur ne kemi bërë ndryshime ne kemi pasur paraqitje të mira dhe kemi fituar”.

“Mbrëmë (kundër Brighton), qëllimi i imë ishte i njëjtë, është taktik për të ndryshuar një lojtar për tjetrin dhe me analizat tona që i bëjmë para çdo ndeshje, pas çdo pjese të dytë tregonin se ne kishim arsye ta bëjmë këtë”.

“Por, për mua, është një vendim taktik dhe jo shkaku i lojtarit sepse për mua çdo lojtarë është i njëjtë . ndonjëherë e zëvendësojmë Aubameyang, ndonjëherë e zëvendësoi Lacazette dhe ndonjëherë Matteon-kjo ndodh me çdo lojtar dhe ndonjëherë rezultati është i mirë ndonjëherë dështojmë. Por është një vendim vetëm taktik”.

Emery ka komentuar edhe kohën sa luan Ramsey, i cili është lidhur me një kalim në Juventus, Inter dhe PSG pasi që ata nuk do ja vazhdojnë kontratën.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme për çdo lojtarë është që ata të fokusohen në ndeshje. Ata kanë situatat e tyre individuale apo rrethanat e kontratave të tyre që paraqesin të tashmen dhe të ardhmen, por për momentin, e ardhmja e ime është këtu në Arsenal”.

Related posts

U AFRUA TE MILANI/ Mesfushori: Jam krenar, ja me kë komunikova para se të transferohesha këtu

F.autor

Mourinhos i “futet frika në palcë” nga performanca e lojtarit që e deshi aq shumë

Sadik.Autor

SHERRI NË PUKË/ Reagon klubi i Egnatias: Kryebashkiaku Gjonaj, person “non grata” ne Rrogozhinë

Delo.autor

Leave a Comment