Futboll Seria A Sport

Higuain është i lumtur te Juve, por i ”shkel syrin” Chelseat

Pak fjalë, por që rrezikojnë të trazojnë shumë. Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain ka folur për herë të parë që pas zërave të shumtë të merkatos që e dërgonin sa në Londër e sa në Milano. “Për momentin ndihem mirë dhe jam i lumtur te Juventus. Tani për tani vajza ime do të rritet në Torino, por do të më pëlqente që të luaja në Premier League”, ka deklaruar bomber argjentinas për ESPN, që nga Barcelona, ku është grumbulluar me skuadrën e tij kombëtare për t’u përgatitur për Kupën e Botës.

Sinjal që ai e mendon largimin dhe ndoshta një ofertë konkrete nga Chelsea (deri tani e vetmja skuadër e përmendur si e interesuar për të) do ta joshte. Nga ana tjetër duket e pamundur që sulmuesi të pranojë idenë e një shkëmbimi mes tij dhe Icardit, që vesh bashkëkombasin e tij bardhezi dhe vetë Higuainin zikaltër…

Protagonist i madh në finalen e para katër viteve të humbur kundër Gjermanisë, ku iu anullua edhe një gol për pozicion jashtë loje, sulmuesi shpreson që këtë vit gjërat të shkojnë ndryshe. “Gjithmonë është ëndërr të marrësh pjesë në Kupën e Botës. Është hera e tretë për mua dhe e përballoj këtë sfidë me më shumë pjekuri tani. Është një turne që e dëshirojmë shumë të gjithë”, pranon Higuain. “Unë ndihem shumë mirë, familja ime më ka dhënë shumë dhe kur je mirë psikologjiskisht vjen edhe pjesa tjetër”.

Related posts

IBRA E ROONEY NË GARË MES TYRE/ Gara për trofeun “MVP” në futboll

Isa.Autor

Karikatura e ditës, pas barazimit zhgënjyes të Arsenalit në Ligën e Europës

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ky është ish-lojtari i Juventusit, që do të luajë për Kosovën

Delo.autor

Leave a Comment