Futboll Premier League Sport

PAS DEKLARATËS SË TRAJNERIT/ Harry Kane kundër: Do të ishte “krim” ta bënim këtë gjë…

Pas humbjes 2-1 që Tottenham pësoi ndaj Burnely në kampionat, trajneri Mauricio Pochettino deklaroi se tashmë skuadra e tij nuk ka më asnjë shans të fitojë titullin. Argjentinasi deklaroi se për Spurs kampionati kishte përfunduar këtu. Gjithsesi, sulmuesi Harry Kane, që u rikthye në fushë në këtë ndeshje pas një muaji pushim, nuk është dakord me trajnerin e tij.

Sulmuesi i Tottenham, që në këtë ndeshje realizoi golin e barazimit të përkohshëm, tha: “Njerëzit thonë se kjo është një garë dyshe, por unë nuk jam dakord. Pas barazimit të Liverpool unë mendoj se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Ne mund t’ia dalim mbanë. Unë nuk do të dorëzohem deri në javën e fundit të kampionatit, pasi besoj se deri atëherë ne do të jemi në garë”, tha Kane.

“Ne jemi të zhgënjyer pas asaj humbje, por nuk heqim dorë nga gara për titull. Do të ishte krim ta bënim këtë gjë tani, pas një sezoni pozitiv, duke qenë mes skuadrave më të mira. Shanset janë ende të mëdha për të kapur kreun, pasi ka ende edhe 11 javë deri në fund të sezonit”, u shpreh harry Kane, i cili në këtë ndeshje realizoi golin e 15-të kampionat në Premier League.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja momenti kur portieri i “Djajve të Kuq” bën pritjen e mrekullueshme (VIDEO)

Delo.autor

Korça befason: Tubim masiv kundër UEFA-s, jo kunder trukimeve!

Q.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia “e vogël” bën mrekullinë dhe kalon në finalen e madhe (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment