Futboll Seria A Sport

Higuain-Icardi/ Vendimi i fundit mes klubeve dëshpëron pamasë tifozët zikaltër

Shkëmbimi mes Juventus dhe Inter që parashikon kalimin e Mauro Icardi-t te bardhezinjtë në këmbim të Gonzalo Higuain, plus një shumë parasë është i vështirë të realizohet, por jo i pamundur. Në fakt, dy trajnerët e ekipeve respektive kanë dhënë miratimin e tyre.

Mbeten akoma për t’u zgjidhur disa detaje, si vlerësimi i kartonëve të dy futbollistëve dhe shumë që do të duhet të përfundojë në arkat e Inter (deri tani është folur për 50 mln euro).

Icardi është me pushime për momentin, ndërsa Higuain po përgatitet për Botërorin me Argjentinën. Në orët e kaluara, ai ka thënë: “Kam një kontratë me Juventus, askush nuk më ka thënë se do të ketë ndryshime, vajza ime do të rritet në Torino”.

“Nëse më pëlqen Premier League? Po, është kampionati më i bukur në botë dhe do të më pëlqente të luaja atje”.

Related posts

“JAM SHUMË KEQ”/ Nëna e tifozit që donte të takonte Messin: Do e detyroj të punojë gjithë verën për të paguar gjobën

Delo.autor

FANTAZISTI/ Memushaj nuk kënaqet me gola dhe asiste, synon vetëm rikthimin në…

Isa.Autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Policia me dorë të hekurt, ja masat e ashpra për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment