Futboll Sports

Hileja e Shkëndijës së Tetovës funksionoi, Vardari ”me gisht në gojë”

Shkëndija e Tetovës ia ka arritur qëllimit të bëjë të vetin Visar Musliun. Mbrojtësi do të jetë pjesë e kuqezinjve për dy sezone, pasi është arritur marrëveshja dhe është bërë zyrtare. Klubi nga Tetova ka njoftuar përmes një postimi në uebsajtin zyrtar, ndërkohë që duhet kujtuar se mbrojtësi ishte marrë në huazim nga Prishtina  në muajin janar. Musliu dha një kontribut të vyer për Shkëndijën në fitimin e titullin dhe Kupës dhe karriera e tij do të vijojë në Tetovë.

NJOFTIMI I SHKËNDIJËS – “Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi 23-vjeçar firmos kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjve. Reprezentuesi i Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë. Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e lartë 4:0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3:0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës”. ​

SKENARI – Në këtë mes e ka pësuar Vardari, pasi ka humbur një nga lojtarët më të mirë me parametro zero në janar. Në kontratën e Musliut kishte një klauzolë që e lejonte atë të largohej jashtë vendit dhe që u shfrytëzua për të kaluar te Prishtina. U përfol se te bardhekaltrit do të përfitonte një pagë prej 8 mijë eurosh. Kur të gjithë prisnin që mbrojtësi të luante, ai u huazua drejt Shkëndijës së Tetovës. Ishte e vetmja mënyrë që kuqezinjtë ta merrnin Musliun në ekip dhe ia dolën. Pasi e morën në huazim, tanimë kanë gjetur marrëveshjen për ta patur mbrojtësin pjesë të tyre. Ndoshta gjithçka ishte e paramenduar dhe në këtë mes Vardari ka rënë në grackë. Gjithsesi kontrata fliste qartë dhe faji bie mbi ata vetë…

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Gabim i rrallë nga Ramos, festë e “çmendur” nga zviceranët (VIDEO)

Delo.autor

Brighton-Chelsea, “Blutë” të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit

Q.Autor

LARGIMI I CR7 NGA JUVENTUS/ “Përbindëshi” Ronaldo hedh dritë mbi të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment