Futboll Premier League Sport

LAVDËRON SKUADRËN KUNDËR BUNLEY/ ​Shaqiri: Duhet të jemi të…

Mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, e ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij mbrëmë kundër Burnleyt, duke theksuar se ata luajtën me guxim dhe këtë gjë duhet ta bëjnë edhe në të ardhmen.

Skuadra e Jurgen Kloppit e pësoi golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Burnleyt, mirëpo arriti ta përmbys rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe siguroi fitore me rezultat 3-1.

Golin e tretë për skuadrën e Liverpoolit në këtë ndeshje e shënoi Shaqiri, në minutat e fundit të ndeshjes. Ky gol u asistua nga bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah dhe sipas Shaqirit ky gol e dëshmon se ai është i gatshëm të punojë deri në fund.

“Ai vetëm na tha se ne duhet të përfshihemi më shumë në ndeshje, të luajmë me më shumë gjallëri dhe ta fitojmë topin më shumë sepse shpeshherë ne nuk luanim duke sulmuar, por duke u mbrojtur”, ka thënë Shaqiri.

“Ne nuk ishim të përsosur, por në pjesën e dytë bëmë punë shumë më të mirë dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen shumë mirë dhe i shënuam tri gola. Duhet të jemi të guximshëm në ndeshje të tilla”.

“Ne e dimë se ne do ta kemi posedimin e topit, por natyrisht, nuk u mbrojtëm mirë. Ata shënuan gol, nuk e di nëse ishte faull në portierin apo jo, por ata vendosën që goli ishte i rregullt. Ne qëndruam të qetë, e menaxhuam ndeshjen dhe në fund e merituam fitoren”.

“Ishte e rëndësishme t’i marrim tre pikët këtu, e dimë se kjo gjë nuk është e thjeshtë, kështu që në fund jemi të lumtur. Është gjithmonë e vështirë të luash këtu, kam luajtur edhe me Stoke këtu dhe ishte një ditë e ftohtë dhe me shi, kështu që nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, por ne e merituam fitoren”.

“Ju e patë që në fund të ndeshjes, unë vrapova deri te porta dhe tentova të shënoj gol. Ai [Klopp] kërkon nga unë që ta kem topin dhe unë tentova disa herë të shënoj, por nuk ishte e përsosur, ashtu siç e kërkon trajneri”.

Related posts

LA LIGA/ 3 rënie radhazi nga kategoria në 3 kampionate të ndryshëm, ja kush është futbollisti më i pafat

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Van de Beek kërkon të befasojë tek Manchestet United, ja plani i holandezit…

Delo.autor

9 PIKË NË 9 NDESHJE/ Daja pranon krizën te Partizani: Me mua apo jo trajner…

Delo.autor

Leave a Comment