Futboll Sport

Kristal Abazaj debuton me Anderlechtin në Belgjikë

Kristal Abazaj nuk ka humbur kohë, duke debutuar me fanellën e Anderlechtit. Ish-mesfushori i Luftëtarit ka luajtur si zëvendësues në miqësoren që skuadra e tij e re ka zhvilluar me Wolembeek, një ekip i kategorive inferiore në Belgjikë. Në daljen e parë në fushë, Anderlechti ka fituar minimalisht me gol të realizuar nga Landry Dimata 8 minuta përpara fundit të sfidës.

Kristal Abazaj ka mbajtur në fanellë numrin 19, duke luajtur më shumë se 15 minuta në këtë ndeshje të tij të parë me skuadrën e cila ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. 22-vjeçari, që shënoi 13 gola edicionin e kaluar me Luftëtarin në kampionat ka bërë një periudhë fare të shkurtër pushimesh, duke qenë se në përfundim të sezonit ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare në dy miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Pikërisht kjo ishte arsyeja kryesore që shtyu trajnerin Hein Vanhaezebrouck të linte në stol mesfushorin me tipare sulmuese, për ta aktivizuar vetëm disa minuta. Abazaj nuk e ka marrë ende ngarkesën e plotë fizike, pavarësisht se gjatë periudhës së pushimeve ka punuar me programin e dhënë nga stafi teknik i Anderlechtit.

Related posts

Ylli i Serisë A kalon vizitat mjekësore, gati transferimi 40 milionë euro në Londër

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Delo.autor

NERVOZOHET MOURINHO/ Ylli i Man Unitedit kalon tek ARSENALI si lojtar i lirë

Isa.Autor

Leave a Comment