Futboll Sport

Historia e yllit të Danimarkës/ Lindi në gomone, prindërit shpërthyen derën e federatës

Imagjinoni skenën: gjatë një konferencë për shtyp shpërthejnë derën një burrë dhe një grua me ngjyrë, por të lyrë me të bardhë që kërcejnë një lloj danci të çuditshëm, gruaja me minifund të veçantë, ndërsa mashkulli pa bluzë sipër dhe me dy shkopinj fshese në duar.

Ai që po intervistohej ishte Pione Sisto; selia ishte godina e Federatës Daneze të Futbollit në vitin 2014, ndërsa motivi i shpër thimit të derës nga ana e dy kërcimtarëve, që ishin prindërit e Sistos, ishte grumbullimi i lojtarit me Kombëtaren U-21 të Danimarkës dhe njëkohësisht dorëzimi i pasaportës nordike.

Pikërisht kështu, sepse ylli që po lindte u vlerësua shumë nga trajnerët dhe më pas drejtuesit e futbollit danez, të cilët ia dorëzuan me krenari pasaportën e vendit të tyre, atij që familja e lindi në gomone ndërsa largohej nga Sudani Jugor, në vitin 1995, pas shpërthimit të luftës civile. Pas dy muajsh udhëtimi, ata arritën në Danimarkë, ku u pritën me statusin e refugjatit: “Nëse më pyesni nga jam, unë përgjigjem nga Sudani i Jugut.

Por brenda meje, një pjesë e madhe e zemrës është daneze”, u përgjigj disa muaj më parë Sisto, i cili po shijon një karrierë fantastike. Edhe përpara se të pajisej me pasaportë, ai konsiderohej një fenomen, sepse përpara se të shpërthente te Midtjullandi, bëri madje edhe një provim me Juventusin, por doli nga anonimati në vitin 2016, duke zhvilluar një ndeshje madhështore kundër Mançester Junajtid të Luis Van Galit.

Ndërsa të gjithë menaxherët e botës kishin vajtur në këtë miqësore për të parë Depajin, në fund të gjithë shënuan emrin e sulmuesit anësor në axhendën e tyre, por sot cilësitë e tij i gëzojnë spanjollët e Selta Vigos.

Por edhe pse shpresat e danezëve janë të varura të gjitha te këmbët magjike të Eriksenit dhe shpejtësisë shpërthyese të Sistos, ky i fundit ka një vullnet të frikshëm për t’u kthyer shumë mbrapa dhe për të ndihmuar skuadrën deri në mbrojtje. Një punëtor i palodhshëm, një histori frymëzuese për të dalë në dritë, nga ata që shohin vetëm errësirë…

Related posts

VAZHDON TË FLITET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Galliani tallet: Po të dojë, le të vijë tek…

Delo.autor

EURO 2020/ Cristiano Ronaldo, vetëm 2 gola larg rekordit historik

Delo.autor

FORMACIONET/ Nuk ka më dyshime, CUNGU i beson REGINALDOS, GEGA “mban fjalën”

Isa.Autor

Leave a Comment