Futboll Sport

Historia rrëqethëse/ Vuan nga sëmundja e rrallë, por trajneri i Uruguait nuk e braktis kombin e tij

Oskar Tabarez, trajneri 71-vjeçar i Uruguait, edhe pse i prekur nga një sëmundje e rëndë, nuk e ka braktisur kombin e tij, duke qenë në krye të detyrës në Botërorin e Rusisë. Që nga 2006, ai ka qenë trajner i Uruguait, duke arritur rezultate fantastike me djemtë e tij.

Oskar Tabarez vuan nga sindroma “Guillain-Barre”, një sëmundje e rrallë që prek sistemin nervor të njeriut dhe shkakton dobësi muskulore tek gjymtyrët dhe tek kraharori. Me kalimin e kohës, mund të shkaktojë edhe paralizë.

Trajneri i Uruguait u diagnostikua me këtë sëmundje serioze në vitin 2016, dhe pritej që ta linte detyrën e trajnerit, duke parë shëndetin që rëndohej. Në atë kohë, ai mori edhe një karrige me rrota, por u zotua që të vazhdonte të punonte.

Edhe sot, në ndeshjen ndaj Egjiptit, ai ndihmohej nga një pjestar i stafit, për të shkuar tek pankina, teksa mbante edhe një patericë në krahun e djathtë.

Related posts

15 VITE BASHKË/ Andi Lila zbulon sekretin e martesës së lumtur (FOTO)

Delo.autor

MILAN-LEAO KRISJE TOTALE/ “Djalli” i thotë ‘Jo’ klauzolës së portugezit, tërbohet Maldini

F.autor

PLAS TEK KATEGORIA E PARË/ Mesazh kërcënues sulmuesit të Shkumbinit, i kërkohet të mos luajë se…

Delo.autor

Leave a Comment