Futboll La Liga Sport

Hyrje-dalje te Barcelona, por Bartomeu i mbyll derën këtij lojtari

Presidenti i Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu, ka qenë i ftuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçustets të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku me këtë rast ai ka dhënë dhe dy intervista për ESPN dhe Associated Press, ku folu edhe për të ardhmen e katalanasve. Presidenti në këtë intervistë bëri të qartë se Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho nuk do të lëvizin nga Barcelona edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ata janë shumë të rëndësishëm për projektin tonë dhe presim shumë prej tyre. Coutinho ndoshta në katër muajt e fundit ka qenë shumë aktiv për ekipin, por Dembele është një lojtar shumë i ri dhe i talentuar nga i cili ne presim gjëra të mëdha. Sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe. Nuk është e lehtë të luash në Barcelonë në vitin e parë, sepse modeli i futbollit është krejt ndryshe nga pjesa tjetër”, tha presidenti i Barcelona-s.

Përsa iu përket ulje-ngritjeve të lojtarëve, Bartomeu nuk rrëfehet gjatë: “Disa lojtarë do të vijnë dhe të tjerët do të largohen. Është normale. Por nuk ka dyshim se do të ketë të larguar. Nuk mund të përmendim emrat sepse ndoshta shumë prej tyre do të jenë duke negociuar me klube të tjera. Megjithatë, shumë lojtarë të rinj do të vijnë te ne”.

Së fundi, presidenti i ka uruar urimet më të mira 14 katalanasve që do të luajnë në Botërorin e Rusisë, teksa në veçanti iu drejtua Leo Messi-t me këto fjalë: “Unë do të doja që ai të fitojë Kupën e Botës. Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Shtimi i këtij titulli në vitrinën e tij do të ishte një arritje e madhe si për të edhe për Barça-n. Unë mendoj se do të ishte gjithashtu e dobishme për klubin nëse një nga lojtarët tanë e fitoi atë”.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E LEVANTES/ Sadiku po kërkohet nga klubi i njohur turk

Delo.autor

E FUNDIT/ Humbi 3-0 në tavolinë dhe mori -1 pikë penalizim, reagon Napoli

Delo.autor

RIVALË TË PËJETSHËM/ 100 gola të shënuara nga Messi dhe Ronaldo së bashku për 2018 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment