Futboll Sport

Hyrje-dalje te Luftëtari, gjirokastritët mbushen në datën 6 dhe 13 qershor

Ndërkohë që merkatoja ka pak ditë që ka filluar, drejtuesit e klubit të Luftëtarit kanë nisur nga puna për ndërtimin e një tjetër skuadre e cila të përfaqësohet denjësisht në Europë dhe më pas të ketë një ecuri pozitive në kampionat për sezonin e ri.

Mësohet se në kampin gjirokastrit të ketë më shumë hyrje se dalje edhe pse gjithçka do të varet dhe nga dëshira e lojtarëve. Do të kenë rinovime me disa nga “veteranët” e ekipit, duke lënë kështu të pandryshuar shtyllën e ekipit.

Në datën 6 qershor, ekipi gjirokastrit nis punimet për përfaqësimin në Europë dhe në këtë datë pritet që të zbulohen të rejat e para dhe ndryshimet që mund të kenë ndodhur në skuadër. Më pas, në darën 13 qershor, kur ekipi të nisë fazën përgatitore në Austri, do zbulohen prurjet e reja të Luftëtarit, të cilët do bëhen në varësi të largimeve që do të ndodhin, të cilat thuhet se do të jenë të pakta.

Related posts

500 MIJË EURO NË JAVË/ Manchester Unitedi “shkund xhepat” për yllin e ekipit…

Delo.autor

MESSI LUAJTI NDESHJEN E FUNDIT NË ARGJENTINË/ Trajneri Skaloni: Pati emocione të forta, por ai mund të kthehet…

F.autor

PRAPASKENA/ Kishte marrë ofertë nga Reali, si ylli i Liverpool refuzoi madrilenët pak muaj përpara finales

Delo.autor

Leave a Comment