Futboll Sport

Itali-Holandë/ Sfida që pritet të dhurojë spektakël dhe mesazhe për trajnerët 

Itali-Holandë, një përballje e denjë për të përcaktuar edhe fituesin e një turneu madhor, por paradoksalisht dy emrat e mëdhenj të futbollit që nuk janë pjesëmarrës në Botëror, do të matin forcat në një miqësore luksi, që të zhvillohet në orën 20:45, në “Alliaz Stadium” të Torinos.

Pritshmëritë janë për të parë një sfidë spektakolare, sepse as Manncini dhe as Koeman nuk do të kenë frikën se mund të humbasin ndonjë elemendtcilësor, përkundrazi do të kërkojnë suksesin që vlen shumë për prestigj dhe për moralin e një punë të nisur me objektiv rikthimin në kampeticionet madhore me statusin e pretendentit.

Të dy teknikët pritet të hedhin në fushë një formacion sulmues, me ndryshime të shumta krahasuar me miqësoret e mëparshmme. Mancini do t’i mbetet besnik rreshtimit 4-3-3, ndërsa Koeman pritet të luajë me një mbrojtje me tre dhe me shumë emra të rinj në formacion, ku spikat në sulm dyshja Kluivert-Promes.

Related posts

NBA/ Phoenix-Milwaukee, finalja surprizë dhe pa favoritë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventus

Delo.autor

TALENTI HALAAND NJË HAP LARG JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” gati 30 milionë euro, por norvegjezi kërkon një pagë prej…

Delo.autor

Leave a Comment