Futboll Seria A Sport

Firmino tremb klubin italian: Becker më ka kërkuar informacione për Liverpool…

Zërat e merkaton shkojnë kudo, edhe në grumbullimin e kombëtares braziliane që po përgatitet për Botërorin 2018. Nuk është Neymar lojtarin qendër të thashethemeve, por portieri i Roma-s, Alisson.

Pas sezoni të jashtëzakonshëm me verdhekuqtë, ai ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid, Liverpool dhe Chelsea. “Po, Alisson më ka pyetur për Liverpool-in dhe shpresoj që të vijë, por e di se e kërkojnë edhe skuadra të tjera”.

Këto kanë qenë fjalët e Roberto Firmino, ylli i të “Të Kuqve”, i cili duket se ka konfirmuar qëllimin e klubit të Premier League për të zëvendësuar Loris Karius, protagonisti negativ i finales së Champions League.

Roma, nga ana e saj, ka konfirmuar se braziliani është i paprekshëm dhe se është gati t’i ofrojë lojtarit një kontratë të re me dyfishimin e rrogës.

Related posts

MBAPPE APO NEYMAR? Përgjigjja fantastike e sulmuesit për “Topin e Artë”

Delo.autor

ZYRTARE/ Ballkani nuk ndalet me goditjet në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Tiranës…

Delo.autor

KA DHËNË NJË MESAZH BOTËS MYSLIMANE/ Thirrja e Salah: Mendoj se duhet të ndryshojmë…

Delo.autor

Leave a Comment