Futboll Seria A Sport

I përfundon kontrata/ Mesfushori shqiptar bën “lëmsh” ekipet italiane për shërbimet e tij

Lojtari shqiptar Përparim Hetemaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon në Itali. Mesfushori aktivizohet te skuadra e Chievo Verona dhe duhet theksuar se këtë sezon i ka përfunduar kontrata. Nga ana e klubit ende nuk ka diçka zyrtare për një rinovim dhe për të vazhduar aventurën, por ofertat nuk mungojnë për 31 vjeçarin.

Për lojtarin janë në garë skuadra si Torino, Atalanta, Genoa apo Udinese. Tashmë jemi në ditët e para të merkatos dhe ende nuk ka diçka konkrete, por në ditët në vijim do të mësojmë nëse Hetemaj do të vazhdojë me Chievo Verona-n, apo do t’i bashkohet një prej skuadrave të interesuara.

Related posts

Khedira: Do të më pëlqente të luaja në Premier League

Sadik.Autor

U DËMTUA NDESHJEN KUNDËR NAPOLIT/ Ylli uellsian alarmon Juventusin, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Skedina Europa League, ja si dalin këto 6 ndeshje sot

Q.Autor

Leave a Comment