Futboll Sport

INTER-SAMPDORIA/ Asllani-Mikhitarian balotazhi për mesfushën, Lukaku e nis nga… (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Sot në mbrëmje Interi do të presë në “San Siro” Sampdorian për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A.

Zikaltrit do të kërkojnë t’u japin vazhdimësi rezultateve pozitive dhe zgjedhjet e Inzagit do të kushtëzohen jo vetëm nga tri pikët në lojë, por edhe nga dy sfidat e radhës, ato ndaj Bajern Mynihut e Juventusit.

Me Brozoviçin që nuk ia ka dalë për sot, i sapo kthyeri Lukaku do ta nisë nga pankina dhe në sulm priten përsëri Xheko e Lautaro.

 

 

Balotazhi dhe pikëpyetja më e madhe e trajnerit duket në mesfushë, aty ku Asllani dhe Mikhitarian luftojnë për një fanellë titullari.

Më i favorizuari 20-vjeçari për ta nisur nga minuta e parë, ndërsa armenit do t’i takojë sfida ndaj bavarezëve.

Rikthimi i De Vrajit në qendër të mbrojtjes do të jetë i vetmi ndryshim i sigurt nga ndeshja me Plzenin, pavarësisht se dilemat e trajnerit prekin edhe krahët, aty ku Dumfris e Dimarko nisen favoritë ndaj Darmianit e Gosensit.

INT (1)

Related posts

SHËNOI DOPIETË SI ZËVENDËSUES NDAJ “DEMAVE”/ Talenti Muçi: Ju tregoj sekretin e suksesit “bardheblu”

Delo.autor

PO SHKËLQEN MARASH KUMBULLA/ Mbrojtësi i Kombëtares i shënon super gol me kokë Sampdorias (VIDEO)

Delo.autor

PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Neymar publikon të gjitha mesazhet dhe FOTOT intime

Delo.autor

Leave a Comment