Futboll Sport

Ilir Daja shumë pranë firmës me klubin e ri, tekniku pret sinjalin e Takajt

Që pas verdiktit të CAS-it lidhur lënien në fuqi të vendimit të UEFA-s për pezullimin me 10 vjet nga Europa dhe gjobë 1 milionë euro, në kampin korçar kanë ndodhur shumë lëvizje edhe pse shumë pak janë bërë publike.

Përveç kontratatëve të lojtarëve, një tjetër çështje madhore është ajo e trajnerit. Prej disa ditësh është folur për një kalim të mundshëm të Ilir Dajës te Flamurtari. Madje, administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi ka pranuar se ka patur një takim me Dajën, por nuk zbulon asnjë detaj më shumë.

Së fundmi, zbulohet se Daja e ka vendosur të ardhmen e tij. Ai pret të takohet edhe një herë me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj për të vënë pikat mbi “i”. Mundësia më e madhe ekziston që Daja të konfirmohet nga momenti në moment në krye të Flamurtarit, duke u ndarë në paqe nga Korça pas gjithë këtyre ndodhive që ndodhën së fundmi.

Related posts

JUVENTUS-TORINO/ Cuadrado “djeg” kundërshtarin para se të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

LAJMËRON LARGIMIN NGA “TË KALTËRIT”/ Ylli i Atalantas: Cikli im këtu ka mbaruar

Delo.autor

Kalinic nuk bind drejtuesit e Milanit, kroati drejt Lokomotivës së Moskës

Sadik.Autor

Leave a Comment