Futboll La Liga Sport

U AKTIVIZUA NË DY ROLE TË NDRYSHME NË MESFUSHË/ De Jong është “vitamina” e Barcelonës, ja statistikat pozitive

Një nga lajmet më të mira për Barce lonën nga ndeshjet miqësore në Japoni ishte përfshirja e Frenki De Jongut në skuadër. Holandezi u ka lënë shije mjaft pozitive drejtuesve dhe stafit teknik. U aktivizua në dy role të ndryshme në mesfushë, përpara mbrojtjes kundër Çelsit dhe pak më i postuar kundër Visel Kobes.

Ai dha sinjale mjaft pozitive, pikërisht ato që iu duheshin katalanasve për të rigjallëruar mesfushën. I rritur në akademinë e Ajaksit, stili i lojës së De Jongut është mahnitës dhe produktiv. Tendenca e tij për të luajtur, efikasiteti i pasimeve dhe intensiteti kur ka topin janë disa shenja që i ka ruajtur nga epoka e vjetshme kur luante me skuadrën që mahniti Europën. De Jong i ka sjellë te Barcelona ato të dhëna dhe tifozët kryqëzojnë gishtat që efekti i tyre të përfshijë edhe pjesën tjetër të skuadrës.

Frenki të kujton atë mesfushë të Barcelonës, e cila ishte e skuadrës në të mirë në botë dhe dha leksione futbolli. Shifrat e De Jongut në dy ndeshjet e para me fanellën e Barcelonës të krijojnë iluzion. Në të dyja ndeshjet e nisi nga stoli dhe u fut në pjesën e dytë.

frenki de jong

Jo rastësisht skuadra nisi të funksiononte dhe të luante më mirë. Pikërisht Valverde e ka pranuar këtë gjë, edhe pse nuk ka dashur që t’ia atribuojë prezencës së De Jongut në fushën e lojës. “Në të dyja ndeshjet kemi gjeneruar raste më të shumta për të shënuar në pjesët e dyta sesa në të parat”, tha “Milingona”. Një nga lojtarët më të mirë në këto pjesë të dyta ka qenë holandezi me topin në këmbë. Kundër skuadrës së Çelsit pati efikasitet 100% në pasime dhe kreu 42 të sakta nga 42 të provuara. Kundër Visel Kobes rriti volumin dhe kjo solli disa gabime. Ai dha 60 pasime të sakta nga 66 në total.

PERSONALITET- Përpara udhëtimit për në Japoni, në dhomat e zhveshjes së Barcelonës flitej për personalitetin e ish-lojtarit të Ajaksit. Jo vetëm që ka talent, por edhe karakter për të përballuar momente të vështira kur situata nuk është e duhura. Gjatë këtyre miqësoreve tërhoqi vëmendjen e shokëve të skuadrës dhe u kërkoi që të luanin më shpejt dhe të pasionin direkt. Nuk është normale që këtë gjë ta bëjë dikush, i cili sapo ka ardhur në një skuadër si Barcelona.

frenki de jonggg

Për të kaluar edhe te polivalenca e tij në fushën e lojës. Katalanasit kanë në gjirin e tyre një futbollist që mund t’i bëjë te tria rolet në mesfushë. Mesfushori holandez është një “ilaç” për Barcelonën.

Related posts

Ngjashmëri e pabesueshme! Njihuni me sozitë e kampionëve të Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

FENOMENAL/ Askush si RONALDO në Itali dhe Europë, portugezi një PËRBINDËSH GOLASH 

Isa.Autor

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Delo.autor

Leave a Comment