Futboll Sport

Ilir Meta, i shokuar nga vdekja e Fadil Vokrrit: Sapo i kisha firmosur shtetësinë shqiptare

Ndarja nga jeta ditën e sotme e Fadil Vokrrit ka hidhëruar pa masë jo vetëm futbolldashësit shqiptarë, këndej e andej kufirit, por edhe personalitetet e të dyja shteteve shqiptare në Ballkan. Mes tyre, i tronditur nga ky lajm i zi, ka mbetur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ky i fundit sapo i kishte firmosur dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare presidentit të ndjerë të Federatës Kosovare të Futbollit. Ja mesazhi ngushëllues i Ilir Metës:

“Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët, që e kanë ndjekur e adhuruar shkëlqimin e talentit të tij si sulmues e golashënues i Prishtinës, por edhe ekipeve të njohura europiane të Partizanit të Beogradit, Fenerbahçe e madje edhe të përfaqësueses së ish-Jugosllavisë.

Fadil Vokrri me talentin dhe suksesin e tij frymëzoi shumë fëmijë shqiptarë kudo, për të ecur në shembullin e tij. Me personalitetin e tij ndërkombëtar ndihmoi integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Pak ditë më parë pata kënaqesinë të firmosja dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin, me kërkesë të FSHF, për kontributin e tij të veçantë në mbështetje të futbollit tonë e sidomos ekipeve kombëtare.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës, mbarë botës shqiptare të futbollit, jam i bindur se personaliteti i jashtëzakonshëm që ai krijoi në fushën e blertë do vazhdojë të frymëzojë gjeneratat më të reja në rrugën e suksesit!”

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Shkëndija tenton të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, pritet të zëvendësojë futbollistin e Shqipërisë

Delo.autor

JUVE PO VJEN/ Likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Barcelona e “Zonja e Vjetër” nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

Leave a Comment